GJIROKASTËR - Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, një 66-vjeçar është goditur për vdekje me thikë nga bashkëshortja e tij 62-vjeçare.
Mësohet se viktima 66-vjeçari Flamur Meni ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ndërkohë që policia ka arrestuar 62-vjeçaren Dituri Meni si autore e dyshuar e ngjarjes.
Një konflikt me motive të dobta ka qenë shkaku i këtij krimi në familjen Meni e cila banon në lagjen 18 Shtatori në Gjirokastër.
62-vjeçarja është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në ambientet e policisë së Gjirokastrës, si e dyshuar për vrasjen e bashkëshortit të saj, deri në zbardhjen e ngjarjes. Policia është duke zhvilluar edhe hetimet dhe ekspertizën përkatëse për të verifikuar nëse ka qenë 62-vjeçarja ajo që ka kryer krimin apo ndonjë person i tretë. Ndërkohë që nga Tirana është nisur edhe një grup ekspertësh të cilët do të bëjnë edhe ekzaminimin e trupit të viktimës.
Çifti Meni jetonte bashkë me djalin e tyre i cili nga hetimet paraprake rezulton se nuk ka qenë në banesë në momentin kur dy prindërit e tij dyshohet se janë konfliktuar për shkaqe banale që ka sjellë edhe përdorimin e thikës nga ana e 62-vjeçares.

(Në foto: Viktima Flamur Meni, 66 vjeç)
Ora 12:20 62-vjeçarja: E godita me thikë se ishte i padisiplinuar
62-vjeçarja, Dituri mine ka pranuar në ambientet e policisë se ka qenë pikërisht ajo që ka goditur burrin me thikë në kraharor pas disa debateve që kishin pasur. Sipas saj shkak i debatit ka qenë disiplinimi i burrit në raport me familjen. Viktima ishte kthyer nga Greqia para pak kohësh dhe sipas 62-vjeçares ai nuk ishte i rregullt kundrejt familjes, duke mos kthyer vonë në shtëpi.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO