GJIROKASTËR - Arrestohet autori i dyshuar i vjedhjes së një kazinoje të ndodhur mesditën e djeshme (4 shtator) në Gjirokastër.
Brenda pak orësh, policia ka mundur të zbardhë dhe më pas të arrestojë të dyshuarin, Jorgo Kumaraku në Sarandë.
I arrestuari ka marrë një shumë lekësh ndërkohë që kishte lidhur edhe kamarierin dhe e kishte futur në banjon e lokalit që të mos njoftonte policinë
Policia e Gjirokastrës, ka bërë të ditur se, arrestimi i 36-vjeçarit, është bërë gjatë një operacioni të mirëorganizuar nga sektori i krimeve të rënda në Drejtoinë e Policisë së në bashkëpunim me komisariatin e Policisë së Sarandës.
Kumaraku, me origjinë nga fshati Livadhja i Sarandës, është i dyshuar si autori i grabitjes së kazinosë.
Ky person ka qenë i dënuar në 2007 për vjedhje me armë dhe ishte shpallur në kërkim nga policia e Sarandës për vjedhjen dy ditë më parë.
Ky person mbrëmjen e së enjtes (dje) kishte fjetur në një hotel në Gjirokastër ku i kishte lënë çantën kamerieres dhe ishte larguar për Sarandë.
Gjetja dhe arrestimi i tij është bërë me anë të metodave speciale të hetimit.
Redaksia online
(pn/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Grabitja e kazinosë mesditën e djeshme