Gjirokastër/ Burri rreh ish gruan në mes të lokalit, ndihmohet nga vëllai i tij! Godasin me thikë e dorezë hekuri edhe një 33 vjeçar

Foto ilustruese

Në Shqipëri ku dhuna ndaj grave vijon të mbetet një problem i madh, është shënuar një tjetër rast në Gjirokastër. Një burrë ka rrahur ish-gruan në mes të lokalit, ndërsa është ndihmuar edhe nga vëllai i tij. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmë në një lokal në lagjen "18-Shtatori".

Të dy vëllezërit kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri edhe një 33 vjeçar. Ky i fundit nuk dihet nëse ka qenë duke shoqëruar ish gruan e njërit prej vëllezërve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër  shpallën në kërkim shtetasit F. S. dhe G. S.(vëllezër) pasi këta shtetas gjatë mbrëmjes së datës 25.09.2021, në një  bar-kafe në lagjen "18-Shtatori", Gjirokastër kanë dhunuar fizilisht dhe psikologjikisht shtetasen O. S.(ish bashkëshortja e shtetasit F. S.). Gjithashtu për motive të dobëta kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e 2 vëllezërve.

/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me rekomandimin e Komitetit të Imunizimit për dozë të tretë vaksine për mbi 60 vjeçarët?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

‘Shahu’ i dy superfuqive, SHBA skeptike ndaj Kinës për çështjen e Tajvanit: Nuk mund t’i zëmë besë, nuk kanë miq as aleatë