GJIROKASTER- Një 43-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar ditën e sotme për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Krenar Bani, banues në lagjen “Manalat” në Gjirokastër, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe një karikator me fishekë.
“Sot rreth orës 10.30, Specialistët e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi,kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatike Kallashnikov së bashku me karikatorin me fishekë të cilat i mbante pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për procedim të mëtejshëm penal për 43-vjeçarin mbi të cilin rëndon vepra penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com