Gjirokastër,JO-ja greke përkujtohet
me një sërë aktivitetesh në Këlcyrë

JO-ja greke u përkujtua sot me një sërë aktivitetesh ku fillimisht u iniciua në Manastirin e Këlcyrës aty ku prehen eshtrat e mbi 700 ushtarëve grek të rënë në luftën Italo-Greke në fillim të viteve ‘40.

Në meshën e mbajtur me këtë rast nga kleri ortodoks grek në Gjirokastër në këtë manastir, të pranishëm kanë qenë ambasadorja greke në Shqipëri Elenis Uraniu, kryetari i PBDNJ Vangjel Dule, si dhe konsulli grek në Gjirokastër.

Ceremonia në Këlcyrë ka filluar me vonesë për shkak të pritjes së tre autobusëve të mbushur me familjarë të ish ushtarëve grekë të rënë në luftën Italo-Greke në territorin e Qarkut të Gjirokastrës.

Më pas, kolona me grekët, ka udhëtuar më në jug, duke u stacionuar në fshatin Bularat në Dropull, aty ku ndodhet një tjetër varrezë me ushtarë grekë. Në Bularat, miqtë nga Greqia, janë shtuar akoma me prezencën e gati 200 të tjerëve.

Ajo që ka rënë në sy, ishte pjesmarrja e mjaft përfaqësuesve nga spektri politik patriotik grek, apo dhe parti politike, Kostas Macias, kryetar i Shoqatës Panhelenike Botërore, si dhe Jorgos Surrlas, ish nënkryetar i Parlamentit Grek, ish sekretar i Ministrisë së Drejtësisë greke dhe prej vitesh, kryetar i Shoqatës së Familjarëve të Ushtarëve Grekë të rënë në luftën italo-greke.

Surrlas duke iu referuar çështjes së mbetur pezull për gjetjen, grumbullimin dhe rivarrosjen e të rënëve në luftën Italo-Greke në Shqipëri. Ndërsa ambasadorja greke në Shqipëri Elenis Uraniu, përshkroi sakrificën e popullit grek për liri dhe glorifikoi potencialin e popullit të saj siç e quajti që lirinë e ka në ADN e vet ku buron nga Leonidha, për të vazhduar tek perandori i fundit bizantin Kostandin Paleologu dhe përfunduar me JO-në greke të vitit 1940-1941.

Për çështjen e eshtrave të ushtarëve grekë, ambasadorja greke u shpreh:

 “Bashkëpunimi me Shqipërinë ka për qëllim mes të tjerash edhe gjetjen e eshtrave të ushtarëve tanë të vrarë në Luftën Italo-Greke. Eshtrat e tyre duhet të vendosen në varreza. Do presim aq sa ç’duhet nga qeveria shqiptare që çdo ushtar grek i humbur, mos të ngelet pa varr ndaj dhe ky është një premtim dhe detyrimi ynë ndaj tyre.”, tha ambasadorja greke Elenis Uraniu.

Prej disa vitesh kjo ceremoni kryhet në këto varreza ditën kur në Greqi shënohet ngjarja historike kur vendi i tha jo pushtimit nga Italia fashiste.

Në 28 tetor të 1941, që njihet si dita kur kryeministri i asaj kohe Joanis Metaksas, i tha “JO”, ultimatumit të Italisë së Musolinit, për të hyrë pa hasur rezistencë në tokën greke nëpërmjet kufirit shqiptar, gjë që u bë shkak për fillimin e luftës.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump