GJIROKASTËR – Sektori Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër ka arrestuar një mjek kirurg pasi akuzohet për korrupsion pasiv”. I ndaluari është Arben Kuro, 42 vjeç, mjet pranë Spitalit Rajonal të Gjirokastrës “Omer Nishani”.
Ndalimi i 42-vjeçarit erdhi pas marrjes së informacìonit nga emisioni "Fiks Fare", ku një qytetar denoncoi se i kishte kërkuar 20 mijë lekë për të firmosur fletëdalje nga spitali të një fëmije të operuar.
Sipas denoncuesit, mjeku paratë i ka kërkuar përpara se të hynte në sallën e operacionit, por ai nuk kishte që t’ia jepte. Sipas qytetarit, mjeku ia kishte kërkuar këtë shumë parash duke u justifikuar se me atë shumë do të paguhej anestezisti. Arben Kuro tashmë është nën akuzë për "Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike".
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com