GJIROKASTËR - Humb jetën në një aksident automobilistik kreu i parë i shoqatës së minoritetit grek, OMONIA, Theodhori Bezhani. Në aksidentin ku ka humbur jetë Bezhani kanë mbetur të plagosur edhe tre persona tjera.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër- Kakavijë, ku nga të dhënat e para rezulton se Bezhani, i cili ka qenë edhe drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e automjetit me të cilët udhëtonin katër personat duke dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe. 

I kontaktuar nga A1 Report, djali i viktimës Kosta Bezhani deklaroi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:05, duke konfirmuar se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe dhe rruga me lagështirë për shkak të shiut. 

Mësohet se Bezhani po udhëtonte drejt Greqisë 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)