GJIROKASTER-Një person me kombësi nga Afganistani është arrestuar nga policia e Gjirokastrës për falsifikim të dokumentave dhe shitje të lëndëve narkotike.
Në prangat e bluve ka rënë Navid Momen, 29 vjeç, banues në Kabul, Afganistan.
Arrestimi i tij u bë pasi në Doganën e Kakavijes, gjatë kontrollit të pasagjerëve të autobusit të linjës Athinë - Tiranë, ka paraqitur një pasaportë Lituaneze, e cila dyshohet se është e falsifikuar.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar, i'u gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com