Gjirokastër/ Mjeti del nga rruga dhe përfundon në përrua, shpëtojnë mrekullisht drejtuesi dhe pasagjerja

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër, ku një automjet ka dalë nga rruga në kthesën pranë lagjes “Punëtori” qyteti i Gjirokastrës dhe ka përfunduar 10 metra poshtë në përrua.

Sipas informacioneve të Report Tv, fatmirësisht nuk raportohet për pasoja në njerëz, por vetëm për dëme materiale.

Makina ishte e tipit “Porshe” me targa angleze, në të cilën udhëtonte pronari i një hoteli në pazarin e qytetit me iniciale Gj.Dh. shoqëruar nga një femër.

Policia po punon për shkaqet e aksidentit të cilat janë ende të paqarta.

Ky aks është rruga kryesore që të çon në zonën muzeale pothuajse çdo ditë në të ndodhin aksidentet për shkak të kthesës së fortë, mosnjohjes së rrugës dhe tabelave të cilat janë thuajse të padukshme për drejtuesit e mjeteve.

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

U kërkua ekstradimi në Korenë e Jugut, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Prokurorisë! Gjermani Stephan Morgenstern mbetet në Shqipëri

U kërkua ekstradimi në Korenë e Jugut, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Prokurorisë! Gjermani Stephan Morgenstern mbetet në Shqipëri