GJIROKASTER- Dymbëdhjetë shtetas sirianë dhe marokenë, klandestinë të cilët kishin hyrë nga Greqia, për të kaluar nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së, janë ndaluar nga policia e Gjirokastrës. Klandestinët janë ndihmuar nga 3 shqiptarë.
Sipas policisë 12 klandestinët, 8 prej tyre shtetas sirianë dhe 4 shtetas marokenë, kishin hyrë ileglisht në vendin tonë. Klandestinët u ndaluan në aksin rrugor Gjirokastër –Tepelenë, në afërsi të Ujit të Ftohtë.
Sipas Policisë, ata janë ndihmuar nga tre shtetas nga Tepelena, të cilët në këmbim të transportimit në thellësi të vendit tonë, u kishin kërkuar nga 1500 euro. Ndaj tre shqiptarëve ka nisur hetimi për veprën penale të "dhënies ndihmë për trafik ilegal të qenieve njerëzore", ndërsa ndaj 12 klandestinëve do të procedohet sipas ligjeve ndërkombëtare për imigrim të paligjshëm.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com