GJIROKASTER- Vijojnë operacionet për ndalimin e klandestinëve që hyjnë ilegalisht në territorin shqiptar. Mbrëmjen e djeshme, Seksioni kundër Trafiqeve të Paligjshme në Gjirokastër dhe policia kufitare e Kakavijës, kanë realizuar dy operacione gjatë të cilave janë ndaluar 34 klandestinë.
Operacioni i parë është zhvilluar në aksin rrugor Dervicjan-Gjirokastër, nga sektori kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër rreth orës 23:00.
11 klandestinët udhëtonin me një automjet me targa fallco DL 1367A, dhe kapja e tyre u mundësua në afërsi të fshatit Kordhoc. Ndërsa drejtuesi i mjetit, sapo ka marrë shenjë policia të ndalojë, ka shtuar shpejtësinë dhe është futur në fushën e Kordhocës, ku dhe ka braktisur mjetin dhe klandestinët. Drejtuesi i mjetit që shoqëronte klandestinët është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.
Po në fushë Kordhoc, sektori antitrafik ka kapur edhe një grup tjetër prej 7 klandestinësh nga Sudani e Algjeria.
Ndërsa, operacioni i dytë u zhvilluar nga policia kufitare, poshtë fshatit Radat, ku u kapën 16 klandestinë të tjerë nga Siria, Sudani e Eritrea, mes tyre tre gra e një fëmijë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com