GJIROKASTER - Policia e Gjirokastrës vijon operacionet kundër klandestinëve në kuadër të të cilëve janë ndaluar 87 klandestinë nga Siria. Sipas policisë, 87 klandestinët janë ndaluar në tre operacione të ndryshme të zhvilluara gjatë orëve të mbrëmjes.

Mësohet se në operacionin e parë nga Policia Kufitare e forcat Delta janë bllokuar 36 klandestinë në Radat. Në një tjetër operacion janë bllokuar 16 klandestinë sirianë në Grapsh.
 
Ndërsa në operacionin e tretë në fushën e Glinës janë bllokuar 35 klandestinë të tjerë po nga Siria. Deri më tani nuk dihet se cili ishte destinacioni i tyre ndërsa dyshohet se synonin të kalonin përmes Shqipërisë, drejt Perëndimit.
 
Ndërkaq, pas verifikimeve, klandestinët e ndaluar pritet të rikthehen sërish në Siri. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)