GJIROKASTER - Rruga e kalldrëmtë që të çon për në banesën ku ka lindur shkrimtari i madh gjirokastrit Ismail Kadare, falë një projekti të qeverisë shqiptare në bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës, po kthehet në identitet.

Mjeshtrat gurëgdhendës kanë nisur punën për restaurimin e plotë dhe në mënyrë tradicionale të kësaj rruge karakteristike për qytetin e gurtë të Gjirokastrës, një rrugë mjaft e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj. Sipas nënkryetarit të bashkisë Gjirokastër ky projekt kap vlerën e 27 milionë lekëve.

Janë 29 rrugë karakteristike në zonën historike të qytetit të Gjirokastrës të cilat do të kthehen në identitet nëpërmjet fondeve të akorduara nga qeveria shqiptare. Zbatimi i këtyre projekteve synon mirëmbajtien e vlerave arkitektonike të qytetit dhe vendosjen e tyre në shërbim të zhvillimit të turizmit.

Gjirokaster restaurim
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)