Gjirokastër, policia shpëton 4
klandestinë ranë në lumin Drino

Gjirokastër, policia shpëton 4<br />klandestinë ranë në lumin Drino
TIRANE - Katër klandestinë janë shpëtuar nga policia pasi po rrezikoheshin të mbyteshin në lumin Drino.

Klandestinët pjesë e një grupi prej 26 shtetasish me origjinë nga Siria dhe Pakistani kishin hyrë në Shqipëri, nga Greqia, me qëllim, më pas largimin e tyre drejt vendeve të Europës Perëndimore.
 
Klandestinët kanë qenë duke lëvizur me këmbë pëmes shtratit të lumit Drino dhe ishin fshehur në një përrua, me qëllim që t’i shmangeshin postbllokut policor tek Uji i Ftohtë.

Si pasojë e shiut mjaft të rrëmbyeshëm që binte, përroi ka sjellë një rrjedhë të madhe duke i marrë përpara disa metra dhe i ka hedhur në lumin Drino.
 
Klandestinët që kanë rrezikuar të mbyteshin janë Muhamet Navid, 26 vjeç,  Muhamet Atik 17 vjeç, Muhamet Vakas, 24 vjeç, Aftab Buzmani, 24 vjeç
 
Disa nga shokët e tyre dhe shefi i seksionit antitrafik Vojo Peçi që ishte në drejtim të Operacionit së bashku me disa specialistë janë zhytur dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre.

Më pas të katër shtetasit janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës pasi janë dëmtuar rëndë gjatë marrjes së rrjedhës. Klandestinët u ndaluan në vendin e quajtur parcela e Hormovës.


Redaksia online
(Suela Gera/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit çel fond investimi për 12 shkolla të Arsimit Profesional. Laboratorë modernë për 5 mijë nxënës, lista dhe qytetet

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit çel fond investimi për 12 shkolla të Arsimit Profesional. Laboratorë modernë për 5 mijë nxënës, lista dhe qytetet