GJIROKASTËR - Mosfunksionimi i kaldajve është kthyer në një shqetësim serioz për drejtuesit e spitalit “Omer Nishani” në Gjirokastër dhe veçanërisht për pacientët.

Mjetet rrethanore si batanijet apo qofshin edhe veshjet e rënda, janë të vetmet zgjidhje për shumë paciente që janë të shtruar në këtë periudhë të vitit në spitalin e qytetit jugor.

Për kameran e A1 Report, ata shprehen tejet të pakënaqur me këtë gjendje që mbizotëron në spital, teksa shtojnë së në shumë raste janë të detyruar të sjellin ngrohësë nga shtëpia për të përballuar temperaturat e ulëta.

Ndonëse ka një kaldajë unike për ngrohjen totale të godinës së madhe të spitalit, ajo nuk është vënë në eficensë të plotë.

spitali gjirokaster

spitali gjirokaster

spitali gjirokaster

spitali gjirokaster

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)