Gjirokastër, punime restauruese
në themelet e kalasë së qytetit

Gjirokastër, punime restauruese<br />në themelet e kalasë së qytetit
Muret e Kalasë së Gjirokastrës po restaurohen dhe mirëmbahen. Në prag të organizimit edhe të Festivalit Folklorik Kombëtar në këtë qytet ka filluar edhe puna në kalanë e gurtë.

Për vizitorët janë hapur edhe disa prej galerive të gurta që përshkojnë kalanë.

Me rikthimin e fluksit të vizitorëve gjatë sezonit turistik të pranverës, vlerat ndërtimore të evidentuara së fundi në kështjellë, do të tërheqin mjaft vizitorë.

Por edhe organizimi i Festivalit Folklorik Kombëtar në muajin maj, do të gjallërojë më shumë kështjellën e gurtë.
 
Ky aktivitet do të shërbejë jo vetëm për promovimin e vlerave të folklorit shqiptar, por do të tërheqë më shumë mysafirë në kështjellën e Argjirosë dhe qytetin e gurtë të Gjirokastrës.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf