TIRANE-  Duke përfituar nga dita e bukur me diell, qytetarët e Gjirokastrës i janë drejtuar pikës turistike të Viroit, Kodrave të Kalasë së Shën Triadhës, Antigonesë, apo pikës turistike të Kërcullës.

Në këtë ditë feste, e cila së fundmi ka nisur të festohet jo vetëm në qytetin e saj të origjinës, Elbasan, por pothuajse në të gjithë vendin, në qytetin jugor, janë stuentët e universitetit të Gjirokastrës ata që kanë ngritur siparin e festimeve.në pikën tursitke të Viroit. Edhe në pikat e tjera të qytetit, ndryshe nga ditët e tjera, ka një numër jo të pakët të banorëve, të cilët janë mbledhur për të festuar së bashku, edhe pse masat e marra nga bashkia për këtë ditë janë të pakta. Ndërkohë që në akset rrugore që të çojnë në pikat turistike, të pranishme janë uniformat blu dhe Policia bashkiake.

Festimet për ditën e Verës për një pjesë të gjirokastritëve kanë nisur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, për të vijuar deri në orët e parë të mëngjesit, në disa prej lokaleve të qytetit, ku të ftuar ishin disa nga këngëtarët më në zë të vendit.
(sg/shqiptarja.com)