Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 116 kilogramë kanabis ndërsa ka arrestuar 46-vjeçarin Ilir Jemini dhe ka shpallur në kërkim E.J.
 
Policia ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Ilir Jemini, në lagjen Zinxhira, Gjirokastër, ku si rezultat  u gjet një qese plastike me kanabis me peshë rreth 6 kg.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtuar në afërsi të banesës së shtetasit E.J, në lagjen Zinxhira, Gjirokastër, u gjetën 12 thasë me kanabis me peshë totale 110 kg.

Ilir Jemini u arrestua dhe E.J u shpall në kërkim ndërsa vijon puna nga ana e policisë  për kapjen e tij.

kanabis

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com