Mbi bazën e një informacioni të siguruar në rrugë operative , Specialistët e Seksionit Kundër Drogës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me Efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë ushtruar kontroll në banesën e 47-vjeçarit Adrian Braja, banues Gjirokastër, ku gjetën dhe lëndën narkotike.
Në bodrum dhe në një nga dhomat e banesës së tij ju gjetën dhe ju sekuestruan 8 thasë të mbushur me lëndë narkotike në formë boçe, gjithësej rreth 90 kilogramë Mariuanë.
Lënda narkotike u bllokua në cilësinë e provës materiale.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
