Gjirokastër, shtëpia e djegur e
Musine Kokalarit, do të rindërtohet

Gjirokastër, shtëpia e djegur e<br />Musine Kokalarit, do të rindërtohet
GJIROKASTËR - Bashkia e Gjirokastrës dhe qeveria shqiptare, do të mundësojnë ringritjen e Muzeut të disidentes Musine Kokalari, i cili u shkrumbos nga zjarri mbrëmjen e 21 nëntorit.

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Bime, ka shprehur gatishmërinë për financimin e ringritjes së banesës tre katëshe e cila pozicionohet në pjesën e sipërme të lagjes “Palorto” tek zona muzeale e qytetit të Gjirokastrës.
 
“Ishte një ngjarje e rëndë për qytetin e Gjirokastrës dhe gjëja e parë që bashkia Gjirokastrës ju vjen në ndihmë me një fond të veçantë për emergjencën e atyre 5 qytetarëve. Dhe gjëja e dytë është se ne kemi diskutuar me ministrinë e kulturës për një zgjidhje përfundimtare të sajë sepse është një objekt i rëndësisë së veçantë dhe është një fond i konsiderueshëm për ta rindërtuar, por një gjë është e sigurt që ajo do rindërtohet prapë nga e para.”- tha Flamur Bime kryetar i Bashkisë Gjirokastër.

Sipas pasardhësve të disidentes Musine Kokalari, zjarri ka zhdukur sende të rralla të hershme të banesës 120 vjeçare. Njëkohësisht, u shkrumbuan tavanet origjinale që ishin ndërtuar në fillim të shekullit të kaluar. Ajo çfarë ka ngelur pas stuhisë së zjarrtë, janë muret anësorë dhe ata qendrorë të cilët do të duhen të suvatohen edhe një herë nga fillimi.
 
Vlera e investuar në vitet e fundit për muzeun Musine Kokalari, ishte 20 milionë lek, shifër kjo e dërguar nga diaspora kryesisht nga fisi Kokalari që kanë lidhje me ish disidenten.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi