Gjirokastër- Zjarri djeg pjesërisht një banesë në Gjirokastër.
Shkak dyshohet se është bërë masa elektrike në aspiratorin e kuzhinës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (17 janar), në lagjen “18 Shtatori”. Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve u bë i mundur shpëtimi nga flakët i pjesëve të tjera të banesës.
Ndërkaq u shënuan dëme materiale në kuzhinë, si pasojë e zjarrit i cili më pas u izolua nga zjarrfikësit, duke shmangur edhe një tragjedi të mundshme.