Gjirokastër-Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një pallat në Gjirokastër, si pasojë e një shkëndije elektrike.
Zjarri ka rënë në katin e 3 të pallatit në lagjen ‘18 shtatori’, ndërsa policia dhe zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po evakuojnë banorët e pallatit.
‘Në katin e tretë të një pallati në lagjen "18 shtatori", dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.K. Shërbimet zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarrit. Deri tani nuk ka asnjë shtetas të lënduar apo me probleme nga tymi’, njoftoi sot policia.
![]()
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Komente

