GJIROKASTËR - Një zjarr i fuqishëm është vënë re në bimësinë pranë Liqenit të Viroit në Gjirokasër, i njohur edhe si park kombëtar.
Siç njofton korrespondenti ynë Pirro Nase, vatrat e zjarrit janë parë fillimisht afër liqenit dhe pas pak minutash kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha të kurorës së pishave.
Zjarrëfikset dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes, por hyrja e makinave me ujë është e pamundur për shkak të terrenit të ngushtë.
Ndërkaq mësohet, se policia ka shoqëruar pronarin dhe qiraxhinjtë e tokës, ku është vatra e zjarrit, pasi dyshohet se ata e kanë vënë flakën qëllimisht.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com