GJIROKASTER- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme kurorën e pishave të Parkut të Viroit në Gjirokastër. Dhjetëra punonjës të Bashkisë janë angazhuar për shuarjen e flakëve të zjarrit, ndërsa në ndihmë të tyre ka ardhur edhe Policia e Rendit.
 
Zjarrfikëset edhe pse kanë mbërritur në vendngjarje nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të thyer malor.
 
Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit në këtë park, ndërsa forcat e policisë po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
 
Parku i Viroit në Gjirokastër ka pësuar dëmtime të herëpashershme, duke rritur rrezikun e degradimit të kësaj zone.
perroi i viroit
(Foto: Zjarri në Parkun e Viroit)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)