GJIROKASTER- Banorët e lagjes “Palorto”, në pjesën muzeale dhe historike të qytetit të gurtë, kërkojnë zgjidhjen e problematikës së ndriçimit publik jo vetëm në shërbim të jetës së përditshme të komunitetit por edhe për grupet e vizitorëve të huaj që gjenden mjaft në këtë sezon të ri turistik.
 
Banorët pohojnë për “A1 Report”, se janë taksapagues të rregullt por ndriçimi publik në lagjen e tyre mungon gjatë gjithë orëve të mbrëmjes dhe të natës.
 
Një situatë e tillë shkakton probleme jo vetëm për jetën e përditshme të komunitetit, por edhe për turistët e shumtë që vizitojnë këtë lagje karakteristike.
 
Ndriçimi publik në qytetin e Gjirokastrës dhe veçanërisht në zonën muzeale, është një ndër elementët e veçantë për vizitorët vendas dhe të huaj në këtë sezon turistik.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)