Gjithçka gati për "Miss Globe"
vajzat garë për 'kurorën shqiponjë'
Kurora e "Miss Globe 2015" është punuar nga argjendarë shqiptarë dhe mban simbolin e shqiponjës
Përgatitjet për finalen e madhe të "Miss Globe 2015" janë drejt fundit, ndërsa eventi është transferuar nga Shqipëria në Kanada në bashkëpunim me “Deliart Association”, pas marrëveshjes së Petri Bozos me palën kanadaze.
Vajzat më të bukura nga e gjithë bota janë sistemuar në Toronto, ku edhe do të zhvillohet spektakli i konkursit të bukurisë më datë 8 tetor. Ndërkaq është zbuluar edhe një tjetër detaj interesant që lidhet me kurorën e shumë-dëshiruar të Miss Globe.
Kurora është punuar me mjeshtëri dhe elegancë nga argjendarë shqiptarë dhe mban simbolin e flamurit shqiptar, shqiponjën dykrenare. Në këtë event marrin pjesë 3 vajza shqiptare: “Miss Shqipëria” – Sara Karaj, “Miss Mali i Zi” – Rajmonda Cukaj dhe “Miss Kosova” – Emnolina Begaj, ndërsa në total janë 54 bukuroshe nga e gjithë bota.
Më 25 shtator u zhvillua një konferencë për shtyp me mediat, ku konkurenteve iu dha mundësia të prezantohen. Ndërkaq, vajzat kanë nisur turin e përcaktuar nga drejtuesit e “Miss Globe”, ndërsa mbrëmjet shoqërohen nga darka pune ose karaoke.
Një prej takimeve të rëndësishme që kanë pasur “Deliart” dhe tri vajzat shqiptare ishte ai me shoqatën shqiptarokanadeze të Hamiltonit. Tashmë jemi në pritje të datës 8 tetor, në finalen e madhe të eventit të bukurisë, me shpresën se një nga vajzat tona do të vlerësohet me çmim nga juria.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
33/5
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
13.7%
-
Të gabuar
83.9%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 329
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Augustin Palokaj: Nuk duhet të heshtim për pohimet e Serbisë, se në rastin e Kosovës është shkelur e drejta ndërkombëtare
30 Shtator, 19:09
-
Presidenti Biden kundërshton idenë për ofensivë tokësore nga Izraeli, kërkon armëpushim
30 Shtator, 18:58
-
Sarandë/ Bëri manovër teksa fuste mjetin në oborrin e banesës, babai godet aksidentalisht vajzën e tij 3- vjeçare
30 Shtator, 18:28
-
Abuzuan me fondet e rindërtimit, arrestohen 5 punonjës të Bashkisë Rrogozhinë! Dhanë dëmshpërblim për 78 banesa që ishin kasolle! Nën hetim edhe qytetarët përfitues
30 Shtator, 18:15
-
Përplasjet në seancën e Kuvendit, ja momenti kur Noka gjuan deputetin e PS Petro Koçi (VIDEO)
30 Shtator, 18:03
-
Kaosi në Kuvend, reagon Spiropali: Skenë krimi, të hetohet! Zjarrin mbi parlament e vënë vetëm shkatërruesit e demokracisë
30 Shtator, 17:58
-
Karrige të djegura në parlament/ Valteri: Nuk bëhet për Salianjin! Ervinit ja futi Gazi me Alibeajn! Lapardhaja: Opozita është vetëdjegur
30 Shtator, 17:57
-
Kaosi në Kuvend, deputetët e PD: Këtë pamje do ta shihni çdo seancë, Berisha dhe Salianji janë të burgosur politik
30 Shtator, 17:51
-
VIDEO/ Momenti kur Gazment Bardhi hedh drejt Spiropalit këmbën e karriges: Bjerini, bjerini
30 Shtator, 17:45
-
VIDEO/ Momenti kur Noka nxjerr benzinën nga çanta e Elda Hotit, Nallbati i vë flakën karrigeve të Kuvendit
30 Shtator, 17:32
-
I vunë flakën karrigeve të parlamentit/ Noka: Kjo do jetë panorama çdo seancë! Zgjidhja është qeveria teknike
30 Shtator, 17:28
-
Kaosi në Kuvend, përjashtohet Flamur Noka! Mbyllet seanca
30 Shtator, 17:24