Gjithçka që duhet të dini kur
pastroni veshët me kunjat me pambuk

Gjithçka që duhet të dini kur<br />pastroni veshët me kunjat me pambuk
Të gjithë e dimë që veshët NUK duhen pastruar me kunjat me pambuk që kemi në shtëpitë tona. Por përsëri, vazhdojmë ta bëjmë, pavarësisht se kemi dëgjuar pafund histori rreth dëmit që të shkaktojnë. Ja çfarë duhet dhe s’duhet të bëni kur lind nevoja për të pastruar veshët.

Së pari, nuk keni pse pastroni veshët. Kanali i veshit është vetë-pastrues. Në momentin që ju përdorni një kunjë veshi, jeni të ekspozuar ndaj rreziqeve. Qëllimi juaj është të nxirrni dyllin e veshit jashtë, por ajo që bëni është ta zhysni më thellë brenda veshit, që mund të bllokojë kanalin e veshit, t’ju shkaktojë kruajtje dhe irritim dhe mund të ndikojë negativisht tek dëgjimi.

Lëkura në brendësi të veshit është shumë e ndjeshme, prandaj kur e pastroni me kunjën me pambuk mund ta gërvishtni dhe të jeni të ekspozuar ndaj infeksioneve të veshit. Nëse infeksioni përparon, mund të përfundoni me një vesh aq të fryrë sa mbyllet plotësisht kanali i dëgjimit. Dhe kjo është shumë e dhimbshme.

Gjëja më e keqe që mund të bëni është të dëmtoni daullen e veshit duke e goditur fort me kunjën me pambuk. Kjo jo vetëm është shumë e dhimbshme, por do muaj të tërë për t’u shëruar.

Por cila është mënyra e duhur për të pastruar veshët?

Nëse ju shqetësojnë mbetjet që ndohen brenda kanalit të veshit, blini një shiringë në farmaci dhe lajeni lehtë me ujë në temperaturën e trupit. Edhe pse mund të jetë pak e sikletshme, nuk përbën asnjë rrezik për shëndetin e veshit tuaj.
veshi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë