Gjithçka e regjistruar dhe vetëm një orë ajrim/ Si do bëhet izolimi i kokave të krimit në burg

Gjithçka e regjistruar dhe vetëm një orë ajrim/ Si do bëhet izolimi i kokave të krimit në burg

Faksimile e Pr-ligjit për regjimin e posaçëm në burgje për të dënuarit e sigurisë së lartë

TIRANE-Qeveria ka depozituar në Kuvend projektligjin për regjimin e posaçëm në burgje për të dënuarit e sigurisë së lartë. Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi ka zbardhur draftin me projektligjin që parashikon rritjen e sigurisë në burgje.

Për të burgosurit dhe të paraburgosurit e sigurisë së lartë parashikohet zero kontakt me botën jashtë, ndërsa takimet do të regjistrohen me audio dhe video.

Ata mund të takojnë familjarët apo ti telefonojnë vetëm njëherë në muaj, ndërsa gjithçka do të jetë e regjistruar.  Kësaj kategoria të të burgosurve do t’u ndalohet përdorimi i vlerave monetare që vijnë nga jashtë.

Gjithashtu parashikohet kufizimi i orarit të ajrimit për të burgosurit deri në 1 orë në ditë. Të burgosurit kanë të drejtën e ankimimit për këto masa që parashikohen në projektligj.

Me kërkesë të të dënuarit ose të paraburgosurit, pas një periudhe njëvjeçare, ministri i Drejtësisë mund të rivlerësojë nëse janë kushtet për vazhdimin e regjimit të posaçëm të ushtrimit të të drejtave ndaj të dënuarit ose të paraburgosurit.

Pas depozitimit projektligji do të kalojë në komisione më pas në Kuvend për t’u votuar.  Nisma e qeveria ka për qëllim izolimin e të burgosurve, elementë të caktuar me rrezikshmëri të lartë rezulton se drejtojnë aktivitetin nga qelia.

Nisma ligjore bazohet në modelin italian, e njohur me emrin “41-bis”. Të dënuarit apo të dyshuarit për krim të organizuar, mafia apo terrorizëm nuk do të kenë më asnjë kontakt me njerëz të brendshëm apo të jashtëm.

Çfarë është modeli italian “41-bis”?
Sistemi “41-bis” u aplikua për herë të parë në Itali në vitin 1992, si një nevojë dhe domosdoshmëri për të ndaluar komunikimin e të burgosurve të rrezikshëm me njerëz të jashtëm, për të mos vijuar drejtimin e organizatave mafioze.

Kjo masë u prezantua në vitin 1992, kohë kur humbën jetën Giavoni Falcone dhe Paolo Boerselino, si mburojë specifike për anëtarët e grupit mafioz Cosa Nostra dhe grupe të tjera të ngjashme me të.

Thelbi i regjimit “41-bis” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz të jashtëm. Duke bërë këtë, pengohen bosët e mafies që të kishin komunikime të mundshme me organizatat kriminale. Kështu, atyre u bllokohet mundësia që bosët të japin urdhra për vrasje dhe krime ndërkohë që ishin të burgosur.

Limitimi i numrit të takimeve me familjarët, është një ndër rregullat strikt, ku saktësohet sipas ligjit Italian, maksimumi 1 takim në muaj. Po ashtu ndalohet kontakti fizik me familjarët, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar.

Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10 minuteshë në muaj, edhe ajo e regjistruar. Të burgosurit i ndalohet çdo objekt personal në qeli, si stilolaps, blloqe apo lekë.

 

Projektligji dhe relacioni i depozituar nga qeveria në Kuvend për izolimin e të burgosurve

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Parrucjani: 25/10/2018 22:30

    Ti fusin legenat,ti izolojne komplet,me shum lek bejne ne burg,se sa jasht

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 25/10/2018 17:49

    Gjithmone me ka cuditur fakti i instalimit te zhurmuesve ne godinat qe zhvillohej matura shteterore dhe jo ne godinat e burgjeve ku antenat skuqeshin nga ngarkesa.....Shpresojme qe shteti te kete zene mend!!

    Përgjigju
  • ben: 25/10/2018 16:38

    po ca krahasimi. po ku kan lidhje mafia italiane me kta qe jan ne shqiperi. ca shou qe bejn

    Përgjigju
  • bledi 1: 25/10/2018 12:27

    perfekt po perdoret sistemi anglez

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë