Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli këtë të martë në një konferencë për shtyp, ku përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se protestat janë një ‘përballje jetë a vdekje’ për demokracinë.
Sipas Berishës, shuarja e opozitës do të nënkuptonte shuarjen e sovranitetit të brendshëm, ndërsa ai akuzoi qeverinë për lidhje me struktura kriminale dhe për kontroll të paligjshëm mbi të dhënat e qytetarëve. Kreu i PD-së deklaroi se beteja e opozitës do të vazhdojë deri në largimin e qeverisë aktuale, ngritjen e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve te reja..
“Çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë se kemi të bëjmë me një përballje jetë a vdekje të demokracisë shqiptare. Edi Rama nuk do ti heqë imunitetin lubi Ballukut sepse eshte vetë prapa akteve të kryera prej saj. Edi Rama po blen kohë. Është i gatshëm dhe i aftë të ndryshojë çdo ligj dhe rregullore që të nxjerrë gjithçka jaashtë përgjegjësisë ligjore. Kjo do të shënonte vdekjen e opozitës dhe asgjësimin politik të saj.
I garantoj shqiptarët se shuarja e opozitës është shuarja e sovranitetit të brendshëm .Nuk mundet kurrë që një bandë kriminale, e implikuar në akte të rënda, pengmarrje e zhdukje, kontrolle të të dhënave të qytetarëve shqiptarë, të të gjitha lëvizjeve të transaksioneve, të vazhdojë...ndaj dhe beteja jonë vazhdon deri në fitore dhe do ta fitojmë këtë betejë. Edi Rama mendon t'i përdorë mandatet si majoneta krimi por gabohet rëndë. Gjithçka është në dorë të qytetarëve tani.
Mbrëmë Rama u shkarkua nga detyra. Para botës është një kapobandë, një avokat mjeran që fshihet pas Lubi Ballukut, pas Ergys Agasit e të tjerë me rradhë.
Duke falenderuar me mirënjohjen më të madhe të githë ata që lanë çdo gjë dhe mbushën sheshin. I ftoj të jenë të gatshëm të përshkallëzojnë luftën, deri në përmbushjen e misionit. Misioni ynë është largimi i kësaj qeverie, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira, opozita në pushtet në mënyrë të pashmangshme.
Jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe provokacionet dhe terrorin policor ndaj disa të rinjve, të cilat nuk kanë kryer absolutisht as edhe aktin më të vogël të dhunës.
Janë ndaluar 10, nga të cilët 4 janë arrestuar.Erlis Sina, Artan Hysenaj, Albi Kryezoi, Xhejson Prendi.Dy prej tyre janë kosovarë, turistë të ardhur dhe janë arrestuar nga policia sapo kanë marrë vesh se janë kosovarë për të mundur me akuzuar edhe qytetarët e Kosovës për pjesëmarrje në protesta.E vërteta është që këta të dy kanë ardhur si turistë.
Kanë qenë këtu pas protestës.Kanë bërë foto.Njëri më tha, që jam djali i një luftëtari të UÇK, dhe unë e përqafova, bëra një foto me të.
Tani këtë e kanë arrestuar.Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tyre dhe paralajmëroj policinë të mos prekë me dorë protestuesit se ata po luftojnë kundër hajdutëve të kombit, kriminelëve në detyrë.Të mendohen mirë, të qëndrojmë më mirë me ligjin se me kriminelin, të lirojnë menjëherë personat e arrestuar.tha Berisha.
Lajmi në përditësim...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencën për shtyp të ditës së sotme, foli dhe për Ervin Salianjin.
Ai tha se ish-deputeti ka kaluar vijën e kuqe dhe se është vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike pa pasur nevojën e një vendimi.
“Akoma mendja tek Salianji. Po ne këtu jemi për enciklopedinë e krimit që nuk është paraqitur kurrë. Po çfarë lidhje ka Salianji me këtë. Po Salianji ishte i burgosur politik kur u zhvilluan zgjedhjet. Çfarë do të thotë kjo?
Sot është një njeri që ka kaluar linjat e kuqe. E kam thënë kur i ka kaluar linjat e kuqe. Kemi ca linja të kuqe. Jo, nuk ka një vendim, ka vetpërjashtuar veten. Sa herë të pyesni, këtë përgjigje do merrni. Po i kalove linjat e kuqe, i kalon”, tha Berisha.
Komente










KE 23 VJET QE THUA TE NJEJTEN GJE PER RAMEN, EDHE AI VAZHDON I QETE
Përgjigju