Gjithë partia në gjyq

Gjithë partia në gjyq

Rithemelimi kaos në Kuvend

Rasti i Partisë Demokratike (e krijuar si parti e djathtë dhe parti e idealeve demokratike) do të mbetet unikal në gjithë historinë e politikës shqiptare. Dhe ndoshta edhe në politikën botërore. Një parti që është e gjitha në gjyq. Një parti që nuk po zgjidh situatën skandaloze për selinë, firmën, vulën, anëtarësinë, kryetarin e grupit parlamentar, nuk po arrin të rikrijojë imazhin tek mbështetësit, dhe po ndahet përfundimisht nga përkrahja ndërkombëtare.

E gjithë ajo forcë politike, duket sikur është ngritur nga një “fushëbetejë” e madhe, ku asnjë nuk merret vesh me tjetrin, ku secili kërkon të bëhet pak kryetar, pak sekretar, pak deputet “i popullit”, pak jurist, dhe shumë i dhunshëm. Gjithë partia është në gjyqe pa fund, në zënka pa fund, dhe ata që zhgënjehen pa fund, janë anëtarësia e saj.

Prej 2 vitesh e ca, Partia Demokratike ndodhet në ngërç, aq sa sot vihet në diskutim emri dhe ekzistenca e saj politike. Berisha, Bardhi, Basha (janë 3-B-të) që po i nxjerrin themelet asaj force politike që lindi e brishtë si rezultat i Lëvizjes së Dhjetorit 1990, dhe që sot është shpërfytyruar. Nuk kanë ide, programe, nuk kanë platformat e duhura për qeverisje, nuk kanë njerëzit e duhur për ti dhënë frymë besim dhe shpresë mbështetësve. E vetmja gjë që ka mbetur, është dhuna.

Bilbilat, fishkëllimat, grushtet, përmbysja e karrigeve, nxitja e turmave, dhe paralajmërimi i “revolucionit”, mbeten togfjalëshi i Berishës, Bardhit dhe shpurës tyre. Lulzim Basha, mbetet deri sot njeriu më i kompleksuar nga Doktori. Nuk ka diskutim që, ai bashkë me të vetët, nuk vijnë kurrë në pushtet me këtë derexhe, ku e kanë katandisur partinë. Edi Rama, (ose mali që nuk shembet me gurë) nuk rrëzohet me një parti që është e gjitha në gjyq, me një parti që nuk prezanton para shqiptareve asnjë fije shprese, që nuk ka kurajon ti thotë anëtareve të saj se “ne do të fitojmë pasi jemi ndryshimi”.

Kjo pasi atje do të gjesh “ndryshim” dhe “frymëzim” vetëm nga Doktori, që ka mbi 32 vjet që rri atje si kryetar i përjetshëm. Një parti gjyqesh, ku nga i pari deri tek i fundit thonë se “po iku Berisha, ne morëm fund, po iku Berisha, ne kurrë nuk bashkohemi dhe nuk vijmë në pushtet”, nuk mund të quhet kurrë Demokratike.

Ajo ishte dhe ka mbetur si parti marksiste-leniniste, aq sa të ngjet më shumë me PK të Bashkimit Sovjetik, ku thuhej asokohe se “vdiq Lenini ne mbaruam”, dhe kur vdiq edhe Stalini “tani ne morëm fund”. Partia e gjyqeve, luftën, betejat, aksionet, revolucionet, në fakt i ka me veten, kurse “hallet e popullit” do të ishte mirë ti linte mënjanë, derisa 90 për qind e tyre janë milionerë dhe aq të pasur, sa që mund të barazohen me oligarkët që përgojojnë në Parlament.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 03/11/2023 10:22

    Ju dalte fara raca te treve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë