I përfshirë në skemën e trafikut ndëkombëtar të kanabisit, GJKKO e dënon me 13 vite burg ish truprojën e Saimir Tahirit! Përfiton gjykim të shkurtuar

GJKKO ka vendosur dënim me 13 vite burg për Hekuran Markun, që përfiton me gjykim të shkurtuar. Ai do të qëndrojë pas hekurave për 8 vite e 8 muaj. Ish truproja i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Marku u arrestua në Gjermani me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.

Marku u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, e cila kërkoi dënim me 12 vite burg por GJKKO vendosi 1 vit më shumë. Emri i tij doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”, në të cilin u vendosën në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.

Marku u vu në pranga në gusht të vitit 2021, ai ishte pjesë e grupit të shoqërimit të Saimir Tahirit, në kohën kur ishte në krye të Ministrisë së Brendshme, në vitet 2014, 2015 dhe 2016. Në atë kohë, sipas SPAK, Marku bashkëpunoi me katër italianë dhe një bashkëkombas, Eltjon Bregun, në trafikimin e rreth 1 ton kanabis drejt Italisë me kolegun e tij Agustin Deda.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e operacionit “Shpirti”, me 31 të pandehur që akuzohen për trafikim narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal. Mes tyre janë edhe pesë funksionarë publik, duke filluar nga prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, ish-shef i trafikqeve në Policinë e Shtetit, Artur Krasniqi, Festim Lelaj funksionarë shtetërorë  të gjithë të akuzuar për shpërdorim detyre. Mes të dërguarve për gjykim janë edhe dy truprojat e ish ministrit Saimir Tahiri, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku,  njëri i arrestuar në Francë dhe tjetri në Gjermani. Të dy janë të dyshuar si i përfshirë në 'skemën' e trafikut ndërkombëtar të kanabisit që grupi kriminal i drejtuar nga Ilirjan Duçellari.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion