TIRANË- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla merret i pandehur për akuzën e fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë kryer tre herë. Llalla do të përballet me drejtësinë, ndërsa Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka hequr sekuestron preventive vendosur ndaj pasurive të tij.

Hetimet për këtë rast u ndoqën SPAK  dhe vendimi u dha nga gjyqtarja Irena gjoka.

Sipas Kodit Penal akuza ndaj Llallës është ajo e nenit 257/a paragrafi dytë me një marzh dënimi gjobë deri në tre vite burg.

"Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet", thuhet në Kodin penal neni 257/a/2.