Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la sot në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Ambasadori i Italisë, Marco Alberti nga Korça tha se në lidhje me këtë çështje nuk do të kishte dëshirë të komentonte pasi detyra e tyre është vetëm çështja e bashkëpunimit mes dy vendeve.

"Atëherë unë nuk mund t'ju jap asnjë përgjigje lidhur me këtë sepse ne merremi pra ose trajtojmë çështjet e bashkëpunimit dypalësh dhe nuk mund të kem asnjë mendim lidhur me këtë çfarë po më pyesni. Unë mund të ndalem te angazhimi i Italisë për ta rritur praninë e saj në Shqipëri dhe faktikisht Italia po përpiqet që t'i japë një përmbajtje tjetër marrëdhënieve strategjike me Shqipërinë”, tha Alberti.

Ai shtoi se krahas investimeve që po realizojnë në Shqipëri do të hapen rreth 700 vende të reja pune. Po ashtu Alberti tha se Italia vijon të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.

“Kemi ndërkohë investime në Shqipëri të cilat kapin shifrën e rreth 1 miliard euro. Gjithashtu krahas investimeve të tjera do të realizohen ose do të mundësohen 600 apo 700 vende të reja pune. Dhe është e rëndësishme që t'i jepet një përmbajtje tjetër këtyre marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve tona sepse ne jemi të mendimit që forcimi i marrëdhënieve në fushën e ekonomisë ndihmon sigurisht edhe në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu sektorë të rëndësishëm ku ne jemi të pranishëm është ai i inteligjencës artificiale e në sektorin digjital, në industrinë e mbrojtjes e kështu me radhë. Pra synimi ynë nëpërmjet pranisë tonë këtu është që këtë të rinj apo fëmijët e sotëm të cilët në të ardhmen do të jenë të rritur të qëndrojnë në Korçë, të japin kontributin e tyre, pra ne të forcojmë marrëdhëniet tona në mënyrë që të ndihmojmë të rinjtë apo popullatën që të punojë dhe jetojë në Shqipëri duke dhënë ndihmesë për rritjen dhe zhvillimin e Shqipërisë", tha ai.

Sa i përket vazhdës së protestave ai tha se e kanë ndjekur situatën, por nuk është një detyrë e një ambasadori që të komentojë rreth saj.

"Atëherë ne i ndjekim me vëmendje protestat. Sigurisht që nuk i përket, nuk është detyrë e një ambasadori që përfaqëson një shtet të caktuar, të shprehet apo të prononcohet për këtë. Ne jemi duke e ndjekur situatën dhe respektojmë çfarë ndodh", tha ai.