Flamur Noka deputet nga radhët e Rithemelimit, i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv tha se vendimi i Gjykatës së Posaçme në lidhje me lënien në fuqi të masës ‘detyrim paraqitje’ për Sali Berishën nuk do të njihet.

Sipas Nokës çdo njoftim që vjen në shkelje të kushtetutës nuk do të njihet.

‘Do hetoj programin politik të një force politike?! Çdo njoftim që vjen në shkelje të kushtetutës nuk njihet. Nuk do të njihet as vendimi i sotëm. Berisha nuk do të paraqitet.’- tha Noka.

Sipas Nokës, kjo është një aktakuzë politike dhe sipas tij po sulmohet lideri i opozitës.

‘Është aktakuzë politike e ngritur ndaj liderit të opozitës. Ngutja me të cilën avancuan ishte e habitshme. Ka 3 vite që po hetohet kjo çështje. Jamarbër Malltezin nuk e lanë të takonte as vajzë që kishte muaj pa e parë. Ishte një shou një demonstrim i forcës. Sekuestrimi i pasaportës është kufizim i lirisë. Pse ke zbatuar një program politik. Unë oficerëve u thash jeni në kundërshtim me ligjin. Nuk mundet askush të shkelë kushtetutën. Kushtetuta nuk është më ligji themeltar i këtij shteti. Gjyqtarja njihet si mikeshë Armando Subashit dhe ka ndërhyrë Subashi që të ndaloj apelimin OMN-së kur ishte në vetting. Duhet të respektojë kushtetutën.’- tha Noka.

Po analisti, Lorenc Vangjeli tha se Berisha duhet të paraqitet në respekt të atyre që e kanë votuar dhe që e kanë refuzuar.