I dënuar me 3 vite burg në Greqi dhe e fshehu, GJKKO merr të pandehur kreun e bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailajn! U denoncua nga PD

TIRANË- Fshehu dënimin e dhënë 21 vite më parë nga drejtësia greke me tre vite burg, Qerim Ismailaj, kryebashkiaku Mallakastrës merret i pandehur nga SPAK. Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion bëri me dije se i ka komunikuar akuzën Ismailajt për falsifikim të vulave e stampave referuar formularit të dekriminalizimit.

"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, më datë 07.09.2021, ka regjistruar procedimin penal me Nr.236/2021, në ngarkim të shtetasit Qerim Ismailaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, si i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal. Në kuadër të këtij procedimi penal janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe në përfundim ështëkonkluduar se shtetasi Qerim Ismailaj, ka konsumuar elementëte veprës penale të parashikuar nga neni 190, paragrafi i parë i Kodit Penal, e për rrjedhojë, i është komunikuar akuza, është marrë me cilësinë e të pandehurit dhe janë përfunduar hetimet.

Sot me datë 01.11.2021 nga Prokuroria e Posaçme është dërguar kërkesa për gjykimin e çështjes pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të të pandehurit Qerim Ismailaj, me funksionKryetar i Bashkisë Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” të parashikuar nga neni 190 paragrafi i parë i Kodit Penal", thuhet në njoftim.

Ishte Partia Demokratike që denoncoi Qerimajn, ndërsa letër-porosia e autoriteteve greke zbuloi dënimin e dhënë për ngjarjen e vitit 1999 për rrahje ndaj një personi. Me ndryshimet ligjore dhe ngritjen e SPAK, ky është zyrtari i parë i cili nga ligji i dekriminalizimit merret i pandehur nga SPAK, ndërsa më herët kanë qenë Prokuroria e Tiranës.

Në janar të një viti më parë njësia e dekriminalizimit i kërkoi Ismailajt të depozitonte gjurmët e gishtave të cilat u përputhën me dënimin e dhënë nga greku në vitin 2000 me atë të kryebashkiakut aktual të Mallakastrës. Rezultatet e verifikimit nga dekriminalizimi, Prokuroria e Përgjithshme ia dërgoi gjetjet KQZ më 2 korrik 2021 e cila vendosi ta lërë në detyrë Qerim Ismailajn me argumentin se dënimi penal dhënë në Greqi në Shqipëri është dënim vetëm me gjobë.

Megjithatë, SPAK paçka këtij argumenti të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka nisur tashmë çështjen penale e cila në rast të gjetjes fajtor edhe nga gjykata, do t'i kushtonte Qerim Ismailajt humbjen e mandatit. SPAK e ka marrë të pandehur kryebashkiakun pa masë sigurie ndërsa pritet që gjyqtari hetimeve paraprake të vendosë nëse ky hetim është i plotë dhe të nis gjykimin apo ta kthejë pas.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:03
Ismailaj u mor i pandehur nga SPAK, Bardhi: Ky model duhet zhbërë përmes vetingut në politikë

1635782644_GazmentBardhi1e1572281445826.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi SPAK mori të pandehur kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailajn.

Sipas Bardhit marrja si i pandehur e Ismailajt, është një akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës dhe ky model duhet zhbërë përmes vetingut në politikë.

Më tej, Bardhi thekson se PD ka bërë detyrën ndaj qytetarëve duke treguar me dokumenta në SPAK se mandati i Ismailajt ishte i paligjshëm.

Bardhi shprehet se Rama futi në politikë modelin e politikanit gangster që rri në pushtet në aleancë me krimin.

Statusi i Gazment Bardhit
Marrja si i pandehur i uzurpuesit ilegjitim të Bashkisë së Mallakastrës është një akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës. Me kallëzimin tonë në SPAK, pasi treguam me dokumenta se mandati i tij ishte i paligjshëm, PD bëri vetëm detyrën ndaj qytetarëve. Ne i qendrojmë bindjes sonë se mund të ecim përpara drejt zhvillimit pa politikanë të korruptuar e të lidhur me krimin.

Të zgjedhurit në parlament, në qeveri dhe në bashki duhet të jenë shërbëtorë vetëm të interesave të qytetarëve. Edi Rama futi në politikë modelin e politikanit gangster, që rri në pushtet në aleancë me krimin.  Ky model duhet zhbërë përmes vetingut në politikë. Shqiptarët meritojnë të qeverisen nga politikanë me integritet.

#vettingnëpolitikë

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala i Lushnjes: 01/11/2021 19:30

    Dënimi në Greqi duhet të merret si meritë. Në se personi është i denuar në Greqi duhet të dekorohet dhe ti hapet rruga në politike, është i pa diskutueshëm atdhetar.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 01/11/2021 17:25

    I shkreti kryetar i Mallakastres qe e "zbuloj" bardhiKavajoti. Po kryerilindasi sa burg ka bere ne France? E ka shkruar,pohuar ne dekleraten e dekriminalizimit? Pse nuk ndihet bardhKavajoti? Besoj se ja mban suma ta deklaroj e spaku pune te filloj.

    Përgjigju
    • Kafsha: 01/11/2021 17:59

      Pyet baba salen ai i ka dosjet e te gjithve

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor