GJKKO pezullon prefekten e qarkut Fier, Rajmonda Balilaj! SPAK: Ish kryetarja e bashkisë Patos favorizoi një firmë në 2 tendera! E ndihmuan 6 zyrtarë (EMRAT)

Tirane- Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra prefekten e qarkut të Fierit Rajmonda Balilaj.  

Anëtarja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të Shqipërisë po hetohet nga SPAK pasi gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë Patos paracaktoi kompaninë "Genti 001'  fituese para se të zhvillohej tenderi, duke kryer kështu shkelje të barazisë në tendera. Bëhet fjalë për një kompani e cila rezulton me pronar 100%  të aksioneve Ilir Dervishaj e cila, sipas SPAK, për tre vite rresht (2019- 2022) është shpallur fituese në 32 procedura prokurimi të organizuara nga Bashkia Patos.

Faktet penale të hetuara në kuadër të këtij procedimi penal, kanë të bëjnë me dy procedura prokurimi të organizuara në vitin 2021, nga Bashkia Patos, si Autoritet Kontraktor. Një tender për ndërtim emergjent një muri mbajtës në rrugën Dukas-Breg, me fond 6.7 mln lekë dhe tenderi për ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie, me fond 8 mln leke. 

SPAK thotë se Balilaj ka bashkëpunuar me 6 zyrtarë të bashkisë gjatë kohës që ajo e drejtonte, mes tyre ish-nënkryetaren, Anisa Petani, sekretarin e përgjithshëm, Shkelqim Beqiri.

Tenderi 1/ Firma "Genti 001' fituese e paracaktuer në tenderin 6.7 mln lekë

Sipas SPAK Balilaj për të favorizuar firmen "Genti 001' në tenderin  për "Ndërtim emergjent të murit mbajtës me gabiona dhe gurë në Dukas-Breg, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjëndjen e mëparshme”.  Nëpërmjet punonjësve të Bashkisë ka marrë hapat për të legjimituar anulimin e procedurës së tenderimit, për të mos u shpallur fitues operatorin tjetër pasi nxirrte zbuluar punimet e kryera nga operatori i paracaktuar për të fituar garën.

"E hetuara  ka ndërmarrë një sërë hapash nëpërmjet punonjësve të Bashkisë, për të legjimituar anulimin e procedurës së tenderimit, pikërisht për të mos u shpallur fitues operatori “2…..” gjë që do të nxirrte zbuluar punimet e kryera nga operatori i paracaktuar për të fituar garën.

Nga hetimi u provua se e hetuara ka paracaktuar fituesin e këtij tenderi, pikërisht operatorin “G……. 001”, i cili është shpallur fitues (që nga viti 2019, kur ky subjekt është regjistruar për herë të parë në QKB deri në vitin 2022, pra për tre vjet) në 32 procedura të organizuara nga Bashkia Patos, thuhet në njoftimin e SPAK.

Tenderi 2/  "Genti 001' fituese e paracaktuar e tenderit 8.6 mln lekë
Tenderi nr 2 në të cilin ishte shpallur fituese po firma "Genti 001" është ndërtimi emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthim i rrugës në gjendjen e mëparshme”, në vlerën 8,634,380.435 lekë. Sipas SPAK Balilaj është shfaqur në një kronikë televizive në televizionin Apollon të Fierit  duke njoftuar fillimin e punimeve ndërkohë që shpallja e fituesit është bërë realisht 10 ditë më vonë.

Në këtë procedurë prokurimi, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, ish Kryetarja e Bashkisë Patos, R. B., ka paracaktuar fituesin i cili është i njëjti operator “G……. 001”, duke dalë në “Apollon TV” dhe informuar fillimin e punimeve për këtë rrugë, në datën 06.02.2021, në një kohë kur shpallja e fituesit “G……. 001” është  bërë në datën 15.02.2021, dhe lidhja e kontratës me autoritetin kontraktor është bërë në datën 16.02.2021, informon SPAK

Zyrtaret e tjerë 

Hetimet kanë nisur nga SPAK prej 2021 ndërsa vendimi i GJKKO-së u mor më 8 mars dhe masat e sigurimit ndaj gjashtë të hetuarve u ekzekutuan sot (9 mars)  nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Për një nga të hetuarit nuk është bërë i mundur ekzekutimi pasi ndodhet jashtë shtetit.

GJKKO ka pezulluar nga detyra edhe Shkelqim Beqirin aktualisht sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Patos; Anisa Petani, ish Nënkryetaren e Bashkisë Patos, aktualisht e punësuar pranë Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier; Bora Murati, me detyrë secialiste Urbaniste, në Drejtorinë e Urbanistikës, pranë Bashkisë Patos. Ka firmosur detyrim me paraqitje për tre të tjerë: Eneriada Rizai anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Vangjel Nushi  ish Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Shërbimeve Publike, pranë Bashkisë Patos dhe Arben Manoku, me detyrë ish Inxhinier pranë Bashkisë Patos.

Dosja e SPAK dhe akuzat
1- Rajmonda Balilaj – Aktualisht Prefekte e qarkut Fier, Ish kryetare e bashkisë Patos
Masa e sigurisë – Pezullim të detyrës publike
Akuza: Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim (2 herë)
2- Shkelqim Beqiri-  Aktualisht sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Patos. Në hetim në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave
Masa e sigurisë - Pezullim të detyrës publike
Akuza: Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim (2 herë)
3-  Anisa Petani – Ish Nënkryetare e Bashkisë Patos, aktualisht i punësuar pranë Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier. Në hetim në cilësinë e Kryetarit të Vlerësimit të Ofertave në bashkinë e Patosit
Masa e sigurisë - Pezullim të detyrës publike
.Akuza: Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim (2 herë)
4- Eneriada RizaiNë hetim në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave
Masa e sigurisë: Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
.Akuza: Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim (2 herë)
5- Bora Murati - Me detyrë Secialiste Urbaniste, në Drejtorinë e Urbanistikës, pranë Bashkisë Patos
Masa e sigurisë - Pezullim të detyrës publike
Akuza: “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në bashkëpunim
6- Vangjel Nushi - me detyrë ish Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Shërbimeve Publike, pranë Bashkisë Patos
Masa e sigurisë: Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
Akuza: “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në bashkëpunim
7- Arben Manoku - Me detyrë ish Inxhinier pranë Bashkisë Patos
Masa e sigurisë: Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
Akuza: “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në bashkëpunim

Rajmonda Balilaj kryetare e Patosit per 12 vite

Rajmonda Balilaj ka hyrë në politikë në vitin 2000. U zgjodh në krye të bashkisë së Patosit në zgjedhjet vendore të vitit 2011 dhe u rizgjodh sërish në zgjedhjet e vitit 2015 dhe 2019. Kryebashkiakja socialiste ka mbajtur këtë post 12 vite. Në zgjedhjet e 2023 në krye të bashkisë Patos u zgjodh Fatjon Duro, ndërsa në 20 dhjetor 2023 Balilaj u emërua prefekte e qarkut Fier. Njoftimi i SPAK

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:26
SPAK heton ish-kryetaren e bashkisë Patos, anuloi tenderin e rrugës Dukas - Breg se operatori konkurent dorëzoi ofertën më të lirë

Tirane - Ish-kryetarja e Bashkisë Patos dhe aktualisht Prefekte e Qarkut Fier u pezullua nga GJKKO me kërkesë të SPAK pasi hetohet se paracaktoi fitues firmën Genti 001 të Ilir Dervishajt  në dy tendera.

Bëhet fjalë për një tender me fond 6.7 milionë lekë që bashkia Patos kishte hapur për ndërtimin emergjent të murit mbajës me gabiona dhe gurë në rrugën Dukas – Breg të Patosi si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjëndje të mëparshme. Tenderi është shpallur më 8 mars 2021.

Tenderi u shpall më 8 mars 2021 dhe konkuroi dhe operatori ekonomik ‘2…’ I cili përveçse përmbushte kushtet, kishte dhe ofertë në vlerën 1,5 milion lekë më të vogël se operatori “Genti 001”.

Por kompania nuk duhej të fitonte pasi do të nxirrte zbuluar punimet që kishte kryer kompania e Dervishajt.

Nga dokumentacioni i dorëzuar nga ofertuesit, e parë kjo në raport me kriteret e vendosura në Dokumentet Standarte të Tenderit, duhej të ishte shpallur fitues operatori ekonomik “2…”, i cili përveçse përmbushte kushtet, kishte dhe ofertë në vlerën 1,5 milion lekë më të vogël se operatori “G….. 001”. E hetuara Rajmonda Balilaj ka ndërmarrë një sërë hapash nëpërmjet punonjësve të Bashkisë, për të legjimituar anulimin e procedurës së tenderimit, pikërisht për të mos u shpallur fitues operatorin “2…..” gjë që do të nxirrte zbuluar punimet e kryera nga operatori i paracaktuar për të fituar garën’ thuhet në padinë e SPAK

Bashkëpunëtorët e Balilajt?

Një muaj pas shpalljes së tenderit, Kryetarja e bashkisë u kërkon grupit të punës të hartojnë një raport Teknik që do të synonte dhe anulimin e tenderit. Ish drejtori i Bashkisë së Patosit, specialistja dhe inxhinieri i bashkisë hartuan raportin sipas të cilit nuk do të rekomandonin bërjen e këtyre punimeve  pasi kostoja e kthimit në gjendje e mëparshme dhe ribërja e të njëjtave punime do të ishte e rrezikshme dhe rekomandojnë një periudhë monitorimi të situatës.

Anëtarët e grupit të punës të ngarkuar nga ish Kryetarja e Bashkisë, me anë të urdhërit Nr.27, datë 08.04.2021, shtetasit Vangjel Nushi (në rolin e ish Drejtorit të Drejtorisë së Monitorimit dhe Shërbimeve Publike), Bora Murati ( në rolin e Secialistes  Urbaniste, në Drejtorinë e Urbanistikës) dhe Arben Manoku (në rolin e ish Inxhiniert pranë Bashkisë Patos) kanë përgatitur raportin teknik inspektimi Nr.997/2 Prot., datë 08.04.2021, ku kanë dalë në mënyrë unanime, në konkluzionin si më poshtë:

“Pavarësisht se nuk është mbajtur dokumentacioni i nevojshëm për ndërtimin e mureve mbajtëse, muret mbajtëse të ndërtuara kanë shërbyer për pengimin e avancimit të shkarjes së dheut. Grupi i punës është i mendimit që kthimi i terrenit në gjendjen e mëparshme do të sillte pasoja, dhe ngjarje të papritura në këtë shkarje, dhe nuk do të rekomandonte bërjen e këtyre punimeve. Kostoja e kthimit në gjendje e mëparshme dhe ribërja e të njëjtave punime do të ishte e rrezikshme. Për pjesën e paasfaltuar të rrugës dhe të kanalit në anën e sipërme, grupi i punës rekomandon një periudhë monitorimi të situatës në vend për të parë rezultatet e qëndrueshmërisë së ndërtimit të këtyre mureve mbajtëse. Rekomandojmë edhe monitorimin e prurjeve të ujërave nëntokësore dhe hartimin e një projekti për largimin e tyre nga ky plan shkarjeje”.

Këta të hetuar, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2, i Kodit Penal, pasi kanë paraqitur rrethana të rreme në këto konkluzione, të cilat rrëzohen nga akti i ekspertimit të kryer nga Prokuroria e Posaçme, dhe po ashtu dhe deklarimet e shtetasit e  I. D..

Ora 21:06
SPAK heton ish-kryetaren e bashkisë Patos, njoftoi në televizon fillimin e punimeve të fshatit Ruzhdie 10 ditë para se fituesi të shpallej

Abuzimi I dytë për të cilën SPAK heton ish kryetaren e bashkisë së Patosit është tenderi me objekt “Ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthim i rrugës në gjendjen e mëparshme”,

Tenderi është iI datës 2 dhjetor 2021dhe është në vlerën 8,634,380.435 lekë. Nga analizimi i provave, thotë SPAK, është krijuar dyshimi i arsyeshëm se të hetuarit, Rajmonda Balilaj më detyrë ish Kryetare e Bashkisë Patos, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Anisa Petani, (ish Nënkryetare e Bashkisë Patos), Shkelqim Beqiri dhe Eneriada Rizai, kanë favorizuar dhe shpallur fitues kompaninë ‘Genti 001’

Në këtë procedurë prokurorimi  kryetarja e bashkisë është shfaqur në një kronikë televizive në televizionin Apollon të Fierit në datën 6 shkurt 2021, duke njoftuar fillimin e punimeve për këtë rrugë. Ndërkohë që kompania ‘Genti 001’ është shpallur fituese më 9 ditë më pas më 15 shkurt, dhe një ditë më pas pra më 16 shkurt 2021 është firmosur kontrata edhe pse nuk kishte kriteret dhe duhej skualifikuar.

“Në këtë procedurë prokurimi, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, ish Kryetarja e Bashkisë Patos, R. B., ka paracaktuar fituesin i cili është i njëjti operator “G……. 001”, duke dalë në “Apollon TV” dhe informuar fillimin e punimeve për këtë rrugë, në datën 06.02.2021, në një kohë kur shpallja e fituesit “G……. 001” është  bërë në datën 15.02.2021, dhe lidhja e kontratës me autoritetin kontraktor është bërë në datën 16.02.2021.

Ish Kryetarja e Bashkisë, ka bashkëpunuar me anëtarët e KVO-së të caktuar prej saj, në urdhërin përkatës, pasi ajo nuk kishte nga ta dinte se ky operator do të kualifikohej si fitues edhe pse ishte i vetmi garues në garë. Në këtë mënyre nga tërësia e elementëve objektive dalin edhe ato subjektive, pra bashkëpunimi i saj me anëtarët e KVO-së , pasi edhe këta të fundit kanë shpallur fitues operatorin “G…… 001” , edhe pse nga hetimi ka rezultuar se ky operator nuk i plotësonte të gjitha kriteret  dhe dokumentacionin sipas DST dhe duhej skualifikuar.”

Ora 20:10
U favorizua në 2 tendera nga ish-kryebashkiakja e Patosit, ja kush është pronari i kompanisë së ndërtimit (EMRI)

1710011939_rajmondabalilaj.JPG

“Genti 001” është kompania që dyshohet se është favorizuar në 2 tendera, nga ish-kryebashkiakja e Patosit Rajmonda Balilaj gjatë kohës që kjo e fundit ka qenë në detyrë.

Report Tv mëson se kompania “Genti 001” që operon në fushën e ndërtimit dhe të tregtimit me shumicë e pakicë të materialeve të ndërtimit, është në pronësi të Ilir Dervishajt i cil zotëron 100% të aksioneve. 

E themeluar në vitin 2019 kompania "Genti 001" kryente aktivitetet ekonomike të tregtisë së materialeve të ndryshme të ndërtimit dhe lavazho, ndërsa SPAK vëren brenda një periudhe trevjeçare, arriti të fitojë 32 procedura prokurimi të organizuara nga Bashkia Patos plus shumë të tjera nga institucione të tjera publike.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Patosi: 09/03/2024 23:28

    Rajmonda e meriton plotesisht burgun Nuk ka lene troje me lajthi pa vjedhur me letra fallco,se bashku me burrin e vet ne patos Te gjithe ne patos e njohin si kyehajduten e tokave ne patos

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Përballet në derbi si ish, Orges Shehi i Partizanit: S'ka rol të madh, më të rëndësishëm lojtarët që e nisin nga stoli

Përballet në derbi si ish, Orges Shehi i Partizanit: S'ka rol të madh, më të rëndësishëm lojtarët që e nisin nga stoli