Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë ku kërkon zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të butë sigurimi.

Më 24 mars, ditën kur Meta festoi edhe 57-vjetorin e ditëlindjes, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën e Metës për të lënë qelinë.

Ish-presidenti kërkoi zëvendësimin e masës kundrejt një garancie financiare prej 50 mijë euro.

Ish-presidenti mbahet në burg që prej tetorit 2024 dhe përballet me akuza për korrupsion në lidhje me aferën CEZ-DIA, kontrata lobuese të LSI-së në SHBA, si dhe për pastrim parash e fshehje pasurie. Dosja ndaj tij dhe ish bashkëshortes Kryemadhi, tashmë është kaluar në gjykim në themel dhe pritet hedhja e shortit.

____________

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë