Etleda Çiftja shpallet e pafajshme. GJKKO e ka liruar nga të dyja akuzat anëtaren e KPK, Etleda Çiftja. SPAK kërkoi dënimin me 1 vit burg pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë pasurie. Vendimi është marrë nga gjyqtari Erion Bani, duke përcaktuar kështu fatin në drejtësi të Etleda Çiftjas.  

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, raportoi se akuzat që rëndonin mbi Çiftjan ishin “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” dokumentesh në formë përdorimi. Vetë anëtarja e KPK, Etleda Çiftja tha se përmes çështjes së saj shumëkush është përpjekur që të dëmtojë reformën në drejtësi.

"Shpresoj që ky vendim t’i japë fund. Unë asnjëherë nuk kam pasur probleme. SPAK ka bërë punën, ashtu e ka gjykuar, drejtësinë e jep gjykata jo prokuroria. Unë dua shumë që SPAK të vijojë punën dhe të jetë në objektivin e duhur për të cilin është krijuar", tha ajo. 

Në vendimin e saj gjykata thotë se nuk mund të konsiderohet deklarimi i rremë i pasurive kur kemi të bëjmë me gabime materiale, parregullsi ku futen dhe mosplotësimi i të gjitha rubrikave të deklaratës, duke lënë pasuri të ligjshme të padeklaruara apo plotësime të gabuara të deklaratës së pasurisë lidhur me burimin apo vlerën e pasurisë, për të cilat subjekti i deklarimit thirret nga ILDKPKI-ja për t’i ndrequr ato.

“Gjithashtu, neni 28 i Ligjit Nr. 9049, datë 10.4.2003 ka përcaktuar qartësisht se ILDKPKI-ja bën kallëzim penal në prokurori vetëm atëherë kur konstatohet se pasuritë që subjekti i deklarimit ka deklaruar apo që nuk ka deklaruar dhe që janë konstatuar gjatë hetimit administrativ janë krijuar në mënyrë të paligjshme, ku përshihen rastet e korrupsionit apo abuzimit me detyrën shtetërore. Ky qëllim i Ligjvënësit ka ekzistuar që me miratimit e Ligjit Nr. 7903, datë 08.03.1995 “Për deklarimin e pasurive të zgjedhura dhe të disa drejtuesve e punonjësve të shërbimit publik”, ku në nenin 9 të këtij ligji parashikohej se: “Organet e ngarkuara me gjykimin e kundërvajtjeve administrative sipas këtij ligji, krahas dënimit me gjobë vendosin edhe për pasurinë e fituar nga burime të paligjshme prej personave të përcaktuar në nenet 1 dhe 4 të këtij ligji. Kjo pasuri konfiskohet nga policia financiare dhe kalon në dobi të shtetit”, thuhet në vendim.

Gjykata thekson se si fshehja e pasurisë ashtu dhe deklarata e rreme e pasurisë bëhet me dashje për të fshehur pasuritë e padeklaruara ose për pasuritë e deklaruara të cilat janë fituara nga burime të paligjshme e të pajustifikuara, sepse nuk ka sens logjik dhe juridik që bëhet deklaratë e rreme me dashje për pasuritë e deklaruara e që janë fituar në mënyrë të ligjshme nga burime të ligjshme e të justifikuara. Në këtë rast do të ishin përpara një deklarate pasurie të paplotë dhe të parregullt që korrigjohet në përputhje me procedurën e parashikuar nga ligji.64.

Pavarësisht deklarimeve jo të plota të subjektit në vitet 2003-2004 për pasurinë likuiditet, nga leximi dhe analiza logjike e deklarimeve të bëra prej tij qoftë në DPV-në e vitit 2004, qoftë në shpjegimet e dhëna gjatë hetimit administrativ, në çdo rast, subjekti justifikon me burime të ligjshme pasurinë e deklaruar prej tij edhe në version e pranuar prej Komisionerit Publik se ai zotëron me bashkëshorten të gjithë shumën. Në lidhje me këtë çështje, GJKKO nënvizon qëndrimin e konsoliduar tashmë se pasaktësitë në deklarime periodike të pashoqëruara me mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive, nuk mund të konsiderohen si shkaqe që mund të ngarkojnë me përgjegjësi subjektin e rivlerësimit në kuadër të këtij procesi….

Pak javë më parë, prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mori të pandehur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për akuzat “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi. Sipas akuzës deklarimi i rremë është kryer nga Çiftja në komisionet e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Çiftja është anëtarja e trete që është vënë nën hetim nga SPAK. Çiftja akuzohej se ka bërë deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e  marrjes së një kredie

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:51
SPAK kërkoi 1 vit burg për falsifikim dokumentesh dhe fshehje pasurie, GJKKO shpall të pafajshme anëtaren e KPK, Etleda Çiftja

1662978022_1655306663Etledaiftja.jpeg

Etleda Çiftja shpallet e pafajshme. GJKKO e ka liruar nga të dyja akuzat anëtaren e KPK, Etleda Çiftja. SPAK kërkoi dënimin me 1 vit burg pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë pasurie.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)