ReportTv ka siguruar padinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë Social Demokrate dhe aleancë demokristiane, të cilat kundërshtojnë përkatësisht KQZ dhe vendimet e saj nr. 577 dhe 579 dhe 580 të marra më 12 dhjetor 2017.
Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të gjobisë subjektet politike me nga 1 milion lekë, pasi nuk kishin respektuar detyrimin e paraqitjes së tabelave financiare për shpenzimet në fushatën elektorale.
Këto parti po ashtu kërkojnë nga Gjykata Administrative të marrë masën sigurim padie për pezullimin e ekzekutimit të gjobës nga llogaritë e tyre bankare.
(Padia e LSI ndaj KQZ për gjobën)
(Tri partitë politike që kanë paditur KQZ)
d.gj/ Shqiptarja.com