Policia e Tiranës ka arrestuar Fatmir Gjetën, 30-vjeçarin i cili i vendosi gjobë djalit të ish-deputetit Ibrahim Bruka.
 
Gjata është arrestuar pasi Gjykata ka vendosur masën “Arrest me burg” për të, pasi nga muaji janar 2016 deri në prill të po këtij viti, i ka vendosur 12 gjoba djalit të mitur të ish-deputetit Ibrahim Bruka pasi kishte fotot të tij duke pirë drogë.
 
“Kemi foto të tua duke pirë drogë, më jep lekë që të mos e publikoj, në të kundërt do e marrin vesh të gjithë”,
ishin mesazhet e Fatmir Gjetës në drejtim të 17-vjeçarit.
 
Gjatë 4 muajve 30-vjeçari i mori 26 mijë euro djalit të ish-deputetit dhe momentin që i mituri nuk kishte më lekë, atëherë ai i tha të vërtetën familjes, e cila bëri denoncim në Polici.
 
Më herët Policia ka arrestuar edhe shokët e Fatmir Gjetës, Rogers Ademaj dhe Luan Lama. Të tre akuzohen për “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com