‘Gjobë kush fut në lokal politikanë për fushatë’, shoqata e biznesit-Ramës: Si t’i dallojmë bindjet e atyre që hyjnë e dalin? Boll me kërcënime diktatoriale

‘Gjobë kush fut në lokal politikanë për fushatë’, shoqata e biznesit-Ramës: Si t’i dallojmë bindjet e atyre që hyjnë e dalin? Boll me kërcënime diktatoriale

Edi Rama

Shoqata e biznesit të vogël dhe mesëm në Shqipëri, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili tha se pronarët e lokaleve nuk duhet t’u hapin dyert politikanëve që zhvillojnë takime elektorale kundër të gjitha rregullave anti COVID, pasi ata janë që e vuajnë dënimin të parët.

Në një postim në rrjetet sociale, shoqata shkruan se është e pamundur që të dinë bindjet politike të qytetarëve që futen në lokale.

"Të nderuar miq kolegë dhe anëtarë të shoqatës të biznesit. Kryeministri në një bashkë bisedim me gazetarët në dt. 22.2.2021  para lajmëroi : Të gjithë biznesin pa përjashtim se nuk duhet të lejojne aktivitete politike në subjektet e tyre private  ndryshe do të ndëshkoheni  rëndë ! Kështu deklaroi ai. Epo mirë o shoku, zoti, nalt madhni na i shpjego se si mundet ti dallojmë ne biznesi se bindjesh politike kanë qytetarët që hynë e dalin në lokalet tona! A ka qeveria juaj ndonjë instrument të tillë”, thotë shoqata.

Në deklaratë, shtohet se ata nuk do të lejojë më raprezalje, kërcënime nga ana e kryeministrit.

“Po paralajmërojmë publikisht se boll më me kërcënime reprezalje gjoba selektivitet dhe hak marrje ndaj biznesit  i cili po lufton për mbi jetesë për të paguar taksat lokale dhe qendrore por dhe gjithë detyrimet e tjera të cilat janë te shumta  plus një periudhe nga më të vështirat për shkak të situatës së virusit COV  19  që ka gjunjëzuar gjithë biznesin.

Boll më me kërcënime histerike të tipit Diktatorial se biznesi ka ndërruar shume qeveri dhe kryeministra. Këto reprezalje, frikësime, hak marrje primitive nuk ju shkojnë më? Ditët tuaja po mbarojnë. Tash dhe tutje biznesit nuk ja ndien se çfarë ju thoni. Ju nuk e mposhtni dot biznesin e Shqipërisë as me gjoba dhe me asgjë tjetër. Ndaloni marrëzinë tuaj primitive. Çfarëdo që të bëni jeni të përkohshëm  e ndërsa biznesi do të jetë i përjetshëm”, thotë në reagim shoqata e biznesit”, vijon më tej.

Rama në deklaratën e tij tha se duhet të ketë një ndërgjegjësim, pasi sado të shtrëngosh masat po s’u respektuan nuk kanë vlerë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 24/02/2021 08:17

    Mjaft me me injorancen qe ushqehet me babezitje.turp t'iu vije qe beni deklarime te tilla.Nese nuk i dalloni bindjet partiake,se pari cvishuni ju nga bindjet e interesit per para.se dyti,zbaton ne lokal regullat ne kohe pandemie.tavolinat jo me teper se 2 vete dhe tre metra larg njera tjetres.te gjithe me maska ne goje dhe hunde.se fundi,zbatoni orarin e caktuar per kohe pandemie.ja,keto zbaton ju dhe jeni ne regull me bindjet partiake.Faqezinj.

    Përgjigju
  • meri: 23/02/2021 23:53

    Shoqat Injorante e Primitive,K.Ministri po i'u thote qe:te mos i pranoni partite politike,te mblidhen per te ber fushat elektorale ne lokale ( qofshin te djathta ,o te majta ).Virusin nuk e solli qeverria,eshte nji e keqe qe ka pushtuar te gjithe boten,dhe te gjithe bashke,secili nga ne,te bej detyren qe i takon ,per ta mundur kete te keqe.Arroganca juai eshte e shumtuar dhe e frikshme ,ashtu si Virusi.

    Përgjigju
  • Boll: 23/02/2021 23:08

    Boll me te gjithe, ne pandemi me keto numra rastes cdo dite nuk duhen te ishin te hapura. E dyta pse takimet elektorale duhet te behen ne lokale? Ne asnje vend te botes nuk behen takime me lokale. Kemi shume hapsir te hapura, qe mund te behen edhe te ulen raste me kete menyre.

    Përgjigju
  • Aaaa: 23/02/2021 23:03

    Faktikisht ju lokale duheni mbyllur fare se jeni shpërndarësit kryesor të virusit.

    Përgjigju
    • Bbbb: 24/02/2021 01:42

      Duhet me i pagu prandaj se mbyll qeveria

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë