Gjobë kush nuk voton në zgjedhje, 64.7% e qytetarëve kundër propozimit të Rithemelimit

Gjobë kush nuk voton në zgjedhje, 64.7% e qytetarëve kundër propozimit të Rithemelimit

1713985684_sondazh.jpg

Shumica dërrmuese e të anketuarve në sondazhin e Report Tv në bashkëpunimin me Eduard Zalonshnjën, janë kundër propozimit të Rithemelimit që kërkon votim me detyrim ose gjobitje të qytetarëve të cilët nuk marrin pjesë në zgjedhje.

Në total 64.7% e të pyeturve i thonë "jo" propozimit të Rithemelimit për gjoba të rënda ndaj atyre që nuk marrin pjesë në zgjedhje: konkretisht 50.2% janë përgjigjur "jo", kurse 14.5% "anoj nga jo".

Vetëm 35.3% e qytetarëvejanë dakord me propozimin e Rithemelimit. Prej tyre 25.1% janë përgjigjur po, ndërsa 10.2% janë më të lëkundur pasi shprehen "anoj nga po".


Lajmi kryesor:

Sondazhi në Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, 52% votojnë për PS! Berisha forcë e dytë, rritje për PD e Bashës! PL e Metës mbetet e fundit


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin