Qytetarët shprehen të ndarë në mendimin nëse sulmet verbale ndaj SPAK do të përktheheshin në iniciativë konkrete për të goditur institucionet e drejtësisë së re.
Në sondazhin e radhës të publikuar në Repolitix në Report Tv, 49.1% e qytetarëve të anketuar I janë përgjigjur po, pyetjes nëse PS dhe Rithemelimi do të bashkëpunojnë në Kuvend për të kufizuar fuqinë goditëse të SPAK, ndërsa 50.9% janë përgjigjur jo.
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, PS rezulton sërish fituese. Sipas sondazhit, 34.8% e qytetarëve do ta votonin për një mandat të katërt, 20.3% PD e Rithemelimit, 3.3% PD e Bashës që shënojnë një rritje të lehtë krahasuar me një muaj më parë. Forcë e katërt vijon të mbetet PL e Ilir Metës, pavarësisht riaktivizimit të këtij të fundit. Kjo votë në kuti do të përkthehej me 52.1% e qytetarëve, që nëse do të votonin, do të votonin PS për mandatin e katërt.
Edi Rama vijon të jetë lideri më i pëlqyer, me 42% të të anketuarve që kur pyeten se për cilin prej politikanëve keni opinion më pozitiv, përgjigjen për kryeministrin. Pas tij, renditen Berisha, Basha e Meta që sërish përmbyll listën.
Vlerësimi për punën e qeverisë ka shënuar një rënie të lehtë krahasuar me një muaj më parë.
Të pyetur se çfarë vlerësimi keni mbi punën e qeverisë, 24.8% përgjigjen pozitiv, 14.3% anoj pozitiv, 30.3% anoj negative dhe 30.8% negativ. Mendimi negativ është në përqindje më I lartë për opozitën, 48%.
Në sondazhin e muajit, që zhvillohet në bashkëpunime me Eduard Zaloshnjën, qytetarët janë pyetur edhe për votën e detyruar të propozuar nga Rithemelimi, duke u shprehur në masën 64.7% kundër këtij propozimi.
*Sondazhi i Report Tv në bashkëpunim me autorin e sondazheve Eduard Zaloshnja realizua me 1200 banorë të rritur nga e gjithë Shqipëria të cilët janë kontaktuar me SMS të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme. Ndërsa marzhi i gabimit +/- 3.3 %.
Të ftuar në studion e 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga për të analizuar shifrat e sondazhit të Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja ishin Rezart Kthupi, Indrit Vokshi dhe Perparim Çaça
Ndiqni të dhënat e sondazhit në zhvillime
Nëse do të votohet sot, 52.1% e votave do të shkojnë për Partinë Socialiste, krahasuar me 55.1% që ishte një muaj më parë, referuar të dhënave të sondazhit të Report Tv në bashkëpunimin me Eduard Zalonshnjen.
Ndërkohë 30.3% e të anketuarve janë vendosur për votuar PD-në e Berishës, ndërsa 4.9% do të votonin PD-në e Bashës. Vihet re se PD e Bashës ka pasur rritje me pasi një muaj më parë ishte 4.5%.
Njësoj si muajin e kaluar 3.7% do të votonin Partinë e Lirisë. Parti të tjera do të merrnin 9.0%, krahasuar me një muaj më parë që ishte 6.7%.
Partia Socialiste do të fitonte një mandat të katërt nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot (24 prill). Sipas të dhënave të nxjerra nga sondazhi i Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja, 34.8% e qytetarëve do votonin Partinë Socialiste, krahasuar me 36% e qytetarëve të një muaji më parë.
PD e Berishës ka pësuar një rritje të lehtë pasi 20.3% e qytetarëve thonë se do ta votonin, krahasuar me 19.6% në muajin mars.
Krahasuar me një muaj më parë edhe PD e Bashës ka rritje. Konkretisht 3.3% e qytetarëve do të votonin sot për PD-në e Lulzim Bashës, krahasuar me 2.9% që ishin një muaj më parë.
Asnjë votë nuk është shtuar për Partinë e Lirisë e cila mbetet në vend numëro me 2.5%. Ndërsa parti të tjera do të votonin 6.0% e qytetarëve të pyetur, krahasuar me 4.4%. 33.3% e qytetarëve janë përgjigjur se nuk duan të votojnë asnjë parti, nga 34.6% krahasuar me një muaj më parë.
Politikani më i preferuar për shqiptarët në sondazhin e Report Tv është zgjedhur Kryeministri Edi Rama. Sipas të dhënave të sondazhit në bashkëpunim me sondazhistin e njohur Eduard Zaloshnja 42% e qytetarëve të pyetur kanë zgjedhur kryeministrin Edi Rama si politikan të preferuar i cili vihet re se ka pësuar një rritje krahasuar me të dhënat e muajit mars, që ishin 41.9%.
Pas Ramës, renditet Sali Berisha i cili ka pësuar rënie, me 16.5% nga 16.9% që ishte muajin e kaluar.
Vihet re një rritje e pëlqyeshmërisë ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha. 3.8% e qytetarëve të pyetur e vlerësojnë pozitivisht Lulzim Bashën, duke shënuar një rritje krahasuar me muajin e kaluar që ishte 2.7%.
Pëlqyeshmëria për Ilir Meta nuk ka pasur rritje. Ai u zgjodh si i preferuar nga 2.5% e votuesve, aq sa kishte dhe një muaj më parë. 35% e qytetarëve nuk vlerësojnë pozitivisht asnjërin nga këta politikanë.
Shumica dërrmuese e shqiptarëve e vlerësojnë negativisht aktivitetin e opozitës.
Referuar të dhënave të sondazhit të përmuajshëm të Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën 76.3% e qytetarëve shqiptarë të pyetur, vlerësojnë negativisht punën e opozitës, duke pësuar rritje me 75% që ishin muajin e kaluar. Konkretisht 48% e vlerësojnë negativisht, ndërsa 28.3% anojnë negativisht.
Vlerësimi pozitiv nga qytetarët për aktivitetin e opozitës, ka një trend të lehtë në zbritje krahasuar me muajin mars. Kështu 17.8% e qytetarëve vlerësojnë pozitivisht opozitën, ulje kjo krahasuar me 18.6% që ishte muajin e kaluar. Ndërsa 6.0% anojnë pozitivisht, krahasuar me 5.7% që ishin muajin shkurt.
Ka një zbehje të vlerësimit pozitiv për punën e qeverisë, krahasuar me muajin mars. Në total 39.1% e të pyeturve të sondazhit të Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja thonë se kanë mendim pozitiv, krahasuar me 39.7% që ishte në muajin e kaluar. Specifikisht 24.8% e qytetarëve kanë vlerësim pozitiv për qeverisjen, kurse 14.3% shprehen anoj pozitiv.
Vihet re se ka një rritje të të pakënaqurve. Kështu 30.3% mendojnë negativisht, krahasuar me 29.9% që ishte muajin e kaluar, kurse 30.8% votojnë negativisht. Në total 61.1% e vlerësojnë negativisht punën e qeverisë, krahasuar me 60 % që ishte në muajin mars.
Qytetarët duken të ndarë në qëndrimet e tyre sa i përket akuzave të Lulzim Bashës se PS dhe Rithemelimi po bëjnë pazar për të kufizuar fuqinë goditëse të SPAK.
“A mendoni se PS dhe Rithemelimi në Kuvend do të bashkëpunojnë për kufizimin e fuqisë goditëse të SPAK?”, ishte kjo pyetja e bërë në sondazhin e Report TV të cilës 49.1% e qytetarëve iu përgjigjën “po”. Prej tyre 32.4% thanë po, ndërsa 16.7% “anoj nga po”.
50.9% e qytetarëve të pyetur shprehen se nuk e besojnë që do të ketë bashkëpunim për të “kontrolluar” SPAK. Konkretisht 15.6% e qytetarëve u përgjigjën anoj nga jo, kurse 35.3% e qytetarëve “jo”.
Gjykatat Civile/Penale dhe Prokuroritë e qarqeve për një pjesë të madhe të qytetarëve, nuk po funksionojnë si duhet.
Të pyetur në sondazhin e Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja, vetëm 25% e qytetarëve thonë se gjykatat dhe prokuroritë e qarqeve po funksionojnë mirë. Prej tyre 4.2% thonë shumë mirë, kurse 20.8% mirë.
Pjesa dërrmuese, 75%, janë përgjigjur se institucionet e drejtësisë në qarqe po funksionojnë keq. 50.5% thonë se po funksionojnë keq, kurse 24.5% shprehen shumë keq.
Shumica dërrmuese e të anketuarve në sondazhin e Report Tv në bashkëpunimin me Eduard Zalonshnjën, janë kundër propozimit të Rithemelimit që kërkon votim me detyrim ose gjobitje të qytetarëve të cilët nuk marrin pjesë në zgjedhje.
Në total 64.7% e të pyeturve i thonë "jo" propozimit të Rithemelimit për gjoba të rënda ndaj atyre që nuk marrin pjesë në zgjedhje: konkretisht 50.2% janë përgjigjur "jo", kurse 14.5% "anoj nga jo".
Vetëm 35.3% e qytetarëvejanë dakord me propozimin e Rithemelimit. Prej tyre 25.1% janë përgjigjur po, ndërsa 10.2% janë më të lëkundur pasi shprehen "anoj nga po".
1/3 e popullsise do te votonte kamikazin politik Berisha, popull zhele
PërgjigjuMbajne komunistin e fundit akoma neper kembe. Pak i vodhi po duan ti japin prap. Dhe thon pse nuk behet shqiperia, votoni salen prap. Votoni te rinj me ide, jo pleq qe vetem shajne. Ca do i ofroje sala me. Mire kur ishte enveri thoshin diktature, po tani ne demokraci kush ja ka fajin