Pas Shkodrës, zbulohet një tjetër formë se si u vendosen gjoba biznesmenëve.

Në Kukës brenda godinës së një karburanti është gjetur një shishe dhe brenda saj kishte një letër.

Në këtë letër kishte përmbajtje kërcënuese dhe administratorit të karburantit i kërkohej dhënia e një pasurie.

Burime nga Policia bëjnë me dije se shishja është hedhur në brendësi të godinës së karburantit në vendin e quajtur “Stacioni fugonave Has” duke thyer xhamin.

Mendohet se ka qënë një i ri i cili ka hedhur shishen drejt karburantit dhe është larguar. Administrator në këtë karburant sipas Policisë është A.SH.

Policia dyshon se bëhet fjalë për persona të cilët e njohin biznesmenin. Për kërcënimin që është bërë, Policia do të marrë në pyetje, punonjësit e karburantit si dhe administratorin A.SH.

karburanti

(d.b/Shqiptarja.com)