TIRANE, 15 Tetor/ATSH/- Me urdhër të Kryeinspektorit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda, dega e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Tiranë, kreu sot në qytetin e Elbasanit, inspektime për zbatimin në vijueshmëri të ligjit, "Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit".
Në inspektimin e sotëm, inspektorët e ISHSH, dega Tiranë morën masa administrative me vlerë 300 000 lekë (të reja) secila për 7 (shtatë) njësi tregtare (bar-café dhe restorante) të qytetit, të cilat u gjetën në shkelje të ligjit anti-duhan.
Gjergji Koja, Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dega Tiranë u shpreh se "ndjekja e zbatimit të ligjit të sipër përmendur është vetëm një pjesë e punës së kryer deri tani nga ana e ISHSH, dega Tiranë dhe inspektimi i sotëm është tregues i toleranës zero për të gjithë shkelësit e ligjit".
ISHSH bën me dije se inspektimet do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit dhe përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve të na ndihmojnë në punëntonë duke denoncuar çdo rast kundravajtjeje./a.g/