TIRANË, 8 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Bomberi Italian i Liverpul, Mario Balotelli është gjobitur me 10 milion euro, pasi ka shkelur 18 herë limitet e shpejtësisë me mjetin e tij, tip "Ferrari".
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, të cilat i referohen burimeve zyrtare në Policisë e gadishullit apenin.
Mediat raportojnë se sulmuesi i Liverpulit është njoftuar gjatë ditë së enjte për shifrën që duhet të paguaj. "Balloteli është lajmuar përmes postës se duhet të paguaj 10-mijë euro gjobë. Ai ka shkelur 18-herë limitet e shpejtësisë me Ferrarin e tij përgjatë viteve 2012-2013 dhe konkretisht në autostradën A4 të Italisë.", shkruajnë mediat e gadishullit apenin.
Sipas tyre Balloteli ka qenë duke udhëtuar me një shpejtësi prej 170 kmh, ndërsa limiti ishte 30 kmh.










