Gjobitet 'Markata e Peshkut' në kryeqytet! Rama: Yllo, mend për herë tjetër! Përgjigjet biznesmeni: Vdekjen e dija, por këtë gjë jo

Gjobitet 'Markata e Peshkut' në kryeqytet! Rama: Yllo, mend për herë tjetër! Përgjigjet biznesmeni: Vdekjen e dija, por këtë gjë jo

TIRANË- Aksioni anti-informalitet nuk kursen asnjë biznes. Kryeministri Edi Rama njofton se ditën e sotme është gjobitur një prej restoranteve më të famshme në kryeqytet 'Markata e Peshkut'. Teksa ka postuar një foto me pronarin e këtij restoranti, Ylli Hidri, Rama thotë se bizneset duhet të kenë kujdes me kuponat, duke cituar edhe një shprehje angleze që thotë " Dy gjëra janë të vdekura në demokraci, vdekja dhe taksat".

"Yllin e famshëm të Peshkut në Tiranë, e dua shumë se është punëtor i madh, po ligjin e dua edhe më shumë Pranej Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat, Ene mos e harro inglizin, që thotë “Dy gjona jon t’vdekme për robin n’demokraci, vdekja ene taksat”, tha Rama.

Postimi i plotë i Ramës

Por vetë Ylli Hidri duket se e ka marrë me sportivitet këtë fakt. Teksa i është përgjigjur kreut të qeverisë në një koment, ai është shprehur se me reformat e reja është bërë akoma edhe më i fortë. Pas komentit të Hidrit, Rama e ka falenderuar për reagimin e tij të mëhershëm duke ndarë miqësinë nga llogaria.

“Falemnerit Yllo, ne katunarët e Tironës e dum shtetin, dihet ajo punë, por pa shaka, rrofsh që s’mi provokove nervat me ndonjë mesazh allasoj
Miqësia miqësi, po llogaria llogari”-
ka shkruar Kryeministri.

Komenti i Ylli Hidrit

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endri: 08/08/2019 12:28

    Tani u binda top qe reformat po ecin mire, se e kisha me medyshje. Sidomos ajo ne arsim.

    Përgjigju
  • sari: 07/08/2019 18:52

    ne perfundimisht jemi popull i papare, haha te mdhenj jeni po pse mer ky biznesin e vuri qe kur qe sala cpune ka me ramen, bile peshku ishte me i mire athere...kur osht i zoti osht dhe zgjidhja me gjobe e bukur eshte prap, katunor i qut

    Përgjigju
  • lale: 07/08/2019 15:00

    I paska ra puna markates eee, skan faj a haet peshk ne mal eee apo lloj peshku nga indonesia apo vietnami , tashti doli nastradini e i bo reklame katunarit te vet

    Përgjigju
  • Shqipëri hesapi: 07/08/2019 13:04

    Prandaj nuk bëhet Shqipëria se ne dalim të gjithë miq, shokë dhe kushërinj me njëri tjetrin, edhe pse në fund vritemi po prapë me njëri tjetrin, për pulën, lopën, pemën, vijën e ujit, pse më shikon, pse i the atij ashtu se un nuk thash ashtu për ty. Etj etj. Shkurt popull gomar!!

    Përgjigju
  • Lepirsi: 07/08/2019 13:03

    Po zoti kryeminister , katnarit tat nga nolt vetem gjob ndersa hotelet direkt bllokim. Po vetem reklama qe i ke bo jan sa per 10 gjoba. Hallall.

    Përgjigju
  • Ramo: 07/08/2019 12:19

    Bravo. Nje KM qe reklamon nje biznes privat.

    Përgjigju
  • Filmi: 07/08/2019 12:02

    Po ky esht muhabet koti ,me cfar e bleu shato Linzen ai me leket duke shit peshk.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen