Drejtuesi i një mjeti është gjobitur sot nga Policia Rrugore, pasi u kap pa vendosur rripin e sigurimit, duke folur në celular dhe shkel semaforin e kuq. Për shkeljet, i është vendosur masa administrative me gjobë.
 
Në një video të publikuar nga policia shihet se si efektivja i komunikon gjobën. Teksa i është komunikuar masa, drejtuesit të mjetit i është kërkuar që të firmos gjobën, por ai nuk ka pranuar, duke shtuar se ‘nuk firmos gjë’.
 
Dialogu i shoferit me efektiven

Efektivja e policisë: Si jeni?

Qytetari: Mirë

Efektivja e policisë: Ne jemi Policia Rrugore. Arsyeja e ndalimit është shkelja e semaforit, mos vendosja e rripit të sigurimit dhe përdorimi i celularit.

Qytetari: Po.

Efektivja e policisë: Për arsye sigurime, komunikimi mes nesh regjistrohet. Më paraqit dokumentet të lutem.

Efektivja e policisë: Kontroll teknik, Siguracionin dhe Lejen tuaj të Drejtimit.

Efektivja e policisë: Do merrni masa administrative, për semaforin, rripin dhe telefonin.

Efektivja e policisë: Drejtuesit i mjetit qarkullon pa rrip sigurimi dhe përdor aparatin celular dhe vazhdon lëvizjet ndonëse semafori nuk e lejon.

Efektivja e policisë: Do firmosni apo do refuzoni? Shkruani këtu më poshtë...

Qytetari: Shkruaj ti...

Efektivja e policisë: Është e drejta juaj.

Qytetari: Nuk firmos gjë...

Efektivja e policisë: Dakord!

Qytetari: Si është kjo, është për Komision?

Efektivja e policisë: Po, brenda 10 ditësh do paraqitesh tek Komisariat i Policisë Rrugore për të marrë vendimin e Komisionit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com