TIRANE - Pas publikimit të videos në A1Report të shoferit të autobusit të linjës Tiranë-Sarandë duke folur në telefon gjatë drejtimit të mjetit në Qafën e Llogarasë, mësohet se policia e ka identifikuar, gjobitur dhe i ka propozuar Ministrisë së Transporteve heqjen e licencës.

Shoferi Astrit Meçe u gjobit me masën maksimale që lejon Kodi, 1 500 lekë për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit të transportit publik si dhe 30 mijë lekë të reja, për mungesë të siguracionit të mjetit.

Ndërkohë pas propozimit për heqjen e licences, është Ministria e Transporteve dhe pushteti lokal që vendos.

Burime nga Policia Rrugore thonë se reagimi i menjëhershëm erdhi si pasojë e rrezikshmërisë së lartë për udhëtarët që paraqet përdorimi i telefonit nga shoferi, sidomos në një rrugë të vështirë.

Shoferi u filmua me celular nga pasagjerët dhe video u publikua edhe në rrjetet sociale.

"Një nga projektet e Policisë për rritjen e denoncimit të shkeljeve kudo ndodhin, është polici virtual, duke përdorur rrjetet sociale Twiter dhe Fb"- tha një burim nga Ministria e Brendshme

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)