Gjobë 120 mln Euro?! Bankers Petroleum: Lajm i pavërtetë...jemi tërësisht transparent

Gjobë 120 mln Euro?! Bankers Petroleum: Lajm i pavërtetë...jemi tërësisht transparent

Bankers Petroleum Albania mohon që të jetë gjobitur me 120 milionë lekë nga autoritetet doganore, duke thënë se lajmi i transmetuar dje në media nuk është i vërtetë.

"Bankers konfirmon se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar mbi ndonjë penalitet nga Dega e Doganës Fier apo Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, të cilat kontrollojnë vazhdimisht aktivitetin e kompanisë.

Dëshirojmë t’ju informojmë se Bankers Petroleum është vazhdimisht subjekt i kontrolleve të autoriteteve doganore dhe tatimore në përputhje me ligjet në fuqi. Në të gjitha proceset administrative të kontrollit nga ana e këtyre autoriteteve, Bankers ka qenë dhe mbetet plotësisht bashkëpunues.

Aktiviteti i Bankers Petroleum është tërësisht transparent pasi është në monitorim të vazhdueshëm nga autoritetet shtetërore shqiptare dhe veçanërisht atyre tatimore dhe doganore.

Bankers mbetet i angazhuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me të gjithë autoritetet shtetërore", thotë Bankers në një njoftim informues për publikun.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë